E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, Spanja kualifikohet me stil

Kampioni në fuqi i Evropës dhe botës, Spanja, ka siguruar kualifikimin për Euro 2012 pas fitores prej 6-0 kundër Lihtenshtajnit.

Negredo e hapi takimin me dy gola të njëpasnjëshëm (34’ dhe 37’), ndërsa Xavi Hernandez vendosi rezultatin e pjesës së parë (44’).

Pak minuta brenda gjysmës së dytë (52’), Sergio Ramos shënoi për rezultatin 4-0, ndërsa dy golat e fundit i takuan sulmuesit të Barcelonës, David Villa (60’ dhe 79’).

Duke qenë se diferenca e Spanjës me përcjellësin e parë, Republikën Çeke, është e paarritshme, "La Roja" siguron kualifikimin për Kampionatin Evropian të futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›