Dorehiqet kreu i deges se Partise Socialiste per Tiranen Besnik Baraj
Kryetari i degës së Partisë Socialiste për Tiranën, Besnik Baraj, ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Nuk bëhen zyrtare detajet e këtij vendimi të papritur të Barajt, por mësohet se një nga shkaqet kryesore ka qenë humbja e selisë rozë në zgjedhjet lokale të 8 Majit, ku Edi Rama zbriti nga kolltuku I kryebashkiakut pas 11-vjetësh pushtet.
Burime zyrtare brenda PS-së bëjnë me dije për “ABC Neës” se në vend të Barajt është komanduar si kryetar dege Sajmir Tahiri.
Një tjetër fakt që vlen të përmendet në këtë vendim të Besnik Barajt, janë edhe deklaratat më të fundit kritike ndaj lidershipit të PS-së në politikën e ndjekur dhe sugjerimin se pa bashkëpunimin me LSI-në, Partia Socialiste e ka të pamundur të vijë në pushtet kurdo që të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.
Në ditët ne vazhdim pritet të mësohet akoma më tepër për këtë vendim të Besnik Barajt për të lënë pas katër vjetësh, postin e kryetari të PS-së së Tiranës.