Dorëhiqet zëdhënësi i Mitt Romney për shkak të kritikave

Richard Grenell
Një zëdhënës, homoseksual i deklaruar, i kandidatit për president në SHBA, Mitt Romney ka dhënë dorëheqjen në ditën e parë të punës, pas kritikave anti-gay të konservatorëve.
Richard Grenell, i punësuar për të folur për marrëdhëniet me jashtë, ka bërë të ditur largimin nga puna. Zëdhënësi ka fshirë mbi 800 postime në Tuiter dhe ka mbyllur faqen e tij personale në internet.
Sipas të përditshmes Uashington Post, Grenell u kritiku pas qëndrimeve të shprehur për femrat në përgjithësi dhe për Callista Gingrich dhe Michelle Obama në veçanti.
Ne dëshironim që ai të qëndronte pasi kishte kualifikime të larta për atë pozicion, për të cilën ishte caktuar, tha menaxheri i fushatës së Romney, Matt Rhoades.
Që në momentin e lajmit të caktimit të tij si zëdhënës, Grenell, mori kritika nga shumë grupe konservatore. Vetë Grenell është shprehur se ka marrë vendimin për tu larguar për arsye personale. /BBC/
Përgatiti: F.S