Statusi kandidat, Stefan Fule vjen nesër në Tiranë

Komisineri për Zgjerim, Stefan Fule
Komisineri për Zgjerim, Stefan Fule, do të vizitojë nesërShqipërinë, për të diskutuar reformat e nisura dhe progresin për integrimin në BE.
Fule, gjatë vizitës njëditore do të takohet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministrin Sali Berisha, zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Avokatin e Popullit, Igli Totozani dhe kreun e opozitës, Edi Rama.
Fule pritet të diskutojë gjatë këtyre takimeve reformat në kuadër të plotësimit të 12 prioriteteve të vendosura nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat.
Gjatë seancës parlamentare, Fule do të mbajë fjalim para deputetëve lidhur me çështjen e rëndësishme të integrimit të vendit në BE.
Shqipëria ka aplikuar për marrjen e statusit me 28 prill të vitit 2009 dhe është i vetmi vend në rajon që i është refuzuar statusi për dy vite me radhë. /F.S/