Dorëzohet Aldo Bare para drejtësisë, kërkon gjykim të shkurtuar
18/02/2010 Pas rrëzimit të tre manovrave të para, bosi i Bandës së Lushnjës tërhiqet
Avokati Vladimir Meçi paraqet kërkesën. Prokurori kërkon kohë për shqyrtim
TIRANË – Numri një i Bandës së Lushnjës, Aldo Bare, i quajtur ndryshe (Alfred Shkurti), dorëzohet para drejtësisë. Në seancën e ditës së mërkurë, datë 17 shkurt, nëpërmjet një deklarate të firmosur prej tij, Bare i jep të gjitha të drejtat avokatit Vladimir Meçi për ta përfaqësuar në çdo fazë të hetimit dhe për të bërë të gjitha kërkesat që i sheh të arsyeshme. Bare nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore që po zhvillohet kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që pas deklaratës së djeshme ai autorizon avokatin ta përfaqësojë duke mos u paraqitur asnjëherë në gjyq. Nga ana e tij, avokati Vladimir Meçi bën manovrat e para për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm, pas përpjekjeve për të rrëzuar akuzat dhe për të nxjerrë të pavlefshme të gjitha aktet e hetimit. Avokati i të pandehurit Aldo Bare, i kërkoi trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, që vazhdimi i gjykimit për këtë çështje të realizohet në bazë të nenit 403 të KPP, pra me procedurë të shkurtuar. Kaq ishte kërkesa e avokatit mbrojtës, i cili dukej qartë se kishte shqyrtuar çdo hollësi me klientin e tij. Pas saj fjalën e mori prokurori Gentjan Trenova, i cili i tha gjykatës se kërkonte kohë për të shqyrtuar kërkesën e bërë. Sipas prokurorit, kërkesa për gjykim të shkurtuar vjen menjëherë pas kundërshtimeve që ka bërë avokati dhe klienti i tij për akuzën dhe për pavlefshmërinë e saj. Vetëm një javë kohë i ka lënë kryetarja e trupit gjykues Prokurorisë të mendohet për të dhënë versionin e saj në lidhje me këtë kërkesë. Në rast se pranohet gjykimi i shkurtuar, Aldo Bare, automatikisht i shpëton burgimit të përjetshëm. Ka mbi shpinë 11 akuza të kryera në Lushnjë si kreu i organizatës me të njëjtin emër. Duke qenë se tre manovrat e para të Bares për t’i shpëtuar drejtësisë dështuan, ai nëpërmjet avokatit, kërkon tashmë të përfitojë nga ligji për t’u gjykuar me procedurë të shkurtuar.
Aldo Bare i akuzuar për kryerjen e veprave penale të:
“Vrasjes me paramendim” të shtetasit Genci Kashari,“Vrasjes me paramendim” të shtetasit Artur Daja, “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Xhevat Demiri, “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Nimet Zenelit. “Vrasjes me paramendim”, të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu, “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Masar Aliu. “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” të banesës së Shkëlqim Haxhiut, “Krijimit të organizatës kriminale”, “Kryerjes të veprave penale nga organizata kriminale”
“Shkatërrim varesh”.
Banda e Lushnjës dhe roli i “të madhit”
Banda famëkeqe e Lushnjës fillesat e saj, i ka rreth vitit 1995 ku një sherr midis Tur Dajës dhe Alfred Shkurtit që kishte si motiv influencën e disa zonave të drogës, bëri që dy personat të krijonin grupet e tyre kriminale me qëllim eliminimin e njëri-tjetrit. Prej anëtarëve Bare thirrej me nofka të tilla si: “i madhi”, “profesori”, “kryetari” e të tjera. Të gjitha urdhrat për vrasje zbatoheshin me fanatizëm nga të gjithë anëtarët e organizatës. Këtij bosi i janë sekuestruar edhe një sërë pronash në qytetin e lindjes. Ndër këto pasuri përmenden ndërtesë dykatëshe në afërsi të komisariatit Lushnjë, pasuria e lagunës së Karavastasë.