Dialogu per reformen LSI Ne shtator bisedimet ne Kuvend
Reforma zgjedhore te jete gjithperfshirese dhe te nise menjehere me fillimin e sesionit te ri parlamentar. Kerkesa vjen nga LSI, aleati kryesor i demokrateve ne qeverisje. “LSI vlerëson se tryeza e partive për këtë reform zgjedhore duhet të mblidhet me fillimin e sesionit të ri parlamentar, pra në shtator. Është e domosdoshme që procesi I reformës zgjedhore të jetë gjithpërfshirës ndaj partive politike dhe I hapur ndaj shoqërisë civile”- tha nënkryetari I LSI-së, Edmond Haxhinasto.
Ne ndryshim nga PD qe ka mohuar nje tjeter nderhyrje ne kushtetute, LSI eshte e hapur per ndryshime ne ligjin themeltar te shtetit, por nuk e sheh te lidhur me reformen zgjedhore. “Amendimet në kushtetutë nuk janë një tabu. LSI I qëndron të gjithë atyre qëndrimeve të mëparshme se përsa I takon amendimeve që I janë bërë kushtetutës, por vlerëson se amendimet kushtetuese dhe reforma zgjedhore janë dy procese të ndryshme që nuk mund të kondicionojnë njëra- tjetrën”- tha Haxhinasto.
LSI ishte forca qe ne 2008 kundeshtoi marreveshjen PD PS per ndryshimet kushtetuese, ndryshime per te cilat forca kryesore e opozites tani kerkon t’i rishohe.
Rovena Moçka