Ekzekutimi, dyshime per deshmine
Lushnje- Ekzekutimi i biznesmenit kosovar Bujar Krasniqi ne Gradishte te Lushnjes mund te zbardhet vetem pas deshmive te sakta te familjareve. Ne kete konkluzion ka arritur grupi hetimor i Policise se Fierit diten e djeshme, 24 ore pas ngjarjes se bujshme, ku pas krimit, autori i ka vene zjarrin shtepise. Hetuesit dyshojne tek deshmia e vajzes se madhe te te ndjerit, Eres 13-vjecare, pasi momenti i njoftimit te xhaxhait te saj, mosnderhyrja per t'i dhene ndihme te atit dhe fakti se nuk ka degjuar te shtenat por ka pare autorin, nuk i bindin oficeret. "Deshmia duket pak kontradiktore dhe ka elemente dyshues", tha nje pjesetar i grupit hetimor per gazeten "KJ". Nderkohe qe pista e ekzekutimit per borxhin e te sapo kthyerit nga Greqia, qe kishte edhe nje dyqan pesticidesh ne fshat, eshte rrezuar pasi rezulton se Bujar Krasniqi kishte vetem 50 mije leke borxh ndaj te tjereve. Vrasja e 44-vjecarit ne shtratin e tij me dy plumba ne zemer, nuk ka ende nje te ndaluar. Pista me e re e hetuesve mbetet ajo e perfshirjes se familjareve, qe mund te kene dijeni per shkaqet dhe motivet. Nuk perjashtohet nje zenke, konflikt i vjeter, por edhe motive te tjera te dobeta. Gjate marrjes ne pyetje vajza ka dhene versionin e saj, kurse bashkeshortja, Flutura, eshte shprehur se nuk gjendej ne banese dhe nuk e dinte motivin e ngjarjes.
"Degjova zhurma dhe u ngrita nga shtrati. Ne korridorin e shtepise pashe nje person me kapuc ne koke qe mbante nje rrecke te ndezur, ndersa vinte era nafte. Dola me vrap me dy motrat binjake dhe kerkova ndihmen e xhaxhait tim, Muharremit", ka deshmuar e mitura para grupit hetimor. E pyetur nese kishte degjuar zhurmen e pistoletes, vajza ka mohuar, ndersa nuk ka dhene shume shpjegime per karakteristikat e personit te panjohur qe i vrau babain. Po keshtu 13-vjecarja nuk ka arritur te shpjegoje dot edhe faktin se perse nuk i ka dhene ndihme te atit kur konstatoi flaket, por ka shkuar tek xhaxhai. Gjithsesi ky fakt shpjegohet edhe me friken e vogelushes per jeten e saj dhe te dy motrave. Bashkeshortja e te ndjerit, ka deklaruar se nuk kishin probleme ne jeten e perditshme dhe se shkonin mire. Te njejten linje kane ruajtur djali dhe tre vajzat e mitura. Por ekspertet konstatuan se trupi i viktimes, ishte shkrumbuar i gjithi, nderkohe qe nderhyrja e zjarrfikesve nga momenti qe u njoftuan ishte e menjehershme. Ky element sipas tyre tregon se jane njoftuar me vonese dhe jo ne kohe, c'ka hedh dyshime per nje akt te qellimshem, duke favorizuar autorin te largohej. Burime zyrtare thane se me vone do te kryejne hetime dhe ekzaminime te tjera, ne lidhje me vertetesine e deshmise se vajzes.
Familja dhe miqte percjellin Bujarin
Familjare, te aferm, shoke, miq dhe dashamires i kane dhene dje lamtumiren e fundit Bujar Krasniqit, i cili ne menyre makabre gjeti vdekjen ne banesen e tij, ne fshatin Gradishte te Lushnjes. Nje person i paidentifikuar e qelloi me dy plumba dhe me pas i vuri flaken dhomes, pasi siper shtratit kishte hedhur dollapin e rrobave. Grupi hetimor ka shoqeruar dhjete te dyshuar, por nuk ka ende asnje te ndaluar.
Xh. Beharaj