Makina ne humnere, zbulohen 5 pistoleta
Puke- Aksidenti ne Qafe Shllak te aksit rrugor Puke-Kukes, zbulon edhe nje arsenal me pistoleta. Nje automjet tip "Benz", me targa TR 8036 J ka perfunduar oret e para te mengjesit te djeshem 500 metra ne gremine, ndersa per fat te mire kane mundur te shpetojne shoferi Ylli Bardhi dhe dy shoket e tij, te cilet gjenden ne Spitalin Ushtarak te Tiranes me plage ne trup, por jashte rrezikut. Gjate nxjerrjes se mjetit, grupi i policise ka zbuluar edhe 5 arme tip pistolete, tre nga te cilat kishin rene gjate rrokullisjes. Burime zyrtare konfirmuan lajmin per gazeten "KJ" dhe bene me dije se nisen hetimet per vepren penale te "armembajtjes pa leje" ne gjendje spitalore, te tre te dyshuarve. Dyshimet bien mbi nje trafik te mundshem armesh, por gjate marrjes ne pyetje, te rinjte mohuan perfshirjen ne nje rrjet. Policia tha se nuk mund te jepte hollesi rreth kesaj ngjarjeje dhe po vijonte hetimet per te zbuluar fakte e prova dhe te kaluaren e tre te rinjve. Te lenduarit jane banues ne zonen e Shkodres dhe te Tiranes. Shkak i aksidentit eshte cilesuar shpejtesia e madhe dhe rruga e rrezikshme. Ekspertet kryen keqyrjen e vendngjarjes dhe makines per te zbuluar prova te mjaftueshme, per hetimin e nisur.
R.Ll.
R.Ll.