Dorëzohet në gjykatë dosja “Kashari”
Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë hetimet për abuzimet me tokat në Kashar. Prokuroria ka dorëzuar dje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, dosjen hetimore “Kashari”. Burime pranë organit hetimor bëjnë të ditur se tashmë kanë përfunduar hetimet për ish-zyrtarët e akuzuar për korrupsion. Burime nga akuza bëjnë të ditur se Alfred Sulaj, 33 vjeç, ish-kryetari i komunës Kashar, Naim Karaj, 45 vjeç dhe Faik Fejza, 56 vjeç, ish-kryetarët e kësaj komune, përkatësisht për periudhën 2000-2003 dhe 2003-2007, Islam Shera, 65 vjeç, ish-kryeplaku i kësaj komune, Shefqet Alikaj, 51 vjeç, përgjegjësi i zyrës së Kadastrës si dhe Ismail Sulaj, 42 vjeç dhe Xhevahir Hyka, 43 vjeç, banues në Kashar, Bardhyl Kamberi, Ismail Bakalli, Ruhi Valiasi janë dhjetë të akuzuarit për "korrupsion pasiv nga të zgjedhurit vendorë", "shpërdorim detyre", "falsifikim të dokumenteve" dhe "mashtrim në bashkëpunim". Sipas të njëjtave burime, mësohet se të gjithë këta persona dyshohet se, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e ndarjes së tokës, duke pajisur me vërtetim pronësie persona të ndryshëm, të cilët nuk kanë qenë banorë të komunës Kashar. Një veprim i tillë është kryer kundrejt përfitimeve të paligjshme të të akuzuarve. Madje, sipas hetimeve, personat që kanë përfituar padrejtësisht tokë rezultojnë të afërm, familjarë ose miq të të arrestuarve të operacionit "Kashari 2".
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008