Spektatorët shqiptarë, kuriozë për të parë çfarë ndodh në Las Vegas
Autori i Lajmit: red.
Dy të huaj (Jack dhe Joy) gjejnë njëri-tjetrin pas një nate të gjatë të kaluar në Las Vegas dhe martohen. Ky është me pak fjalë subjekti i komedisë më të fundit nga 20th Century Fox. Filmi që ka pushtuar kinematë në gjithë botën po ndiqet me interes të plotë edhe nga shqiptarët qëkurse ai filloi të shfaqet në kinema “Millenium 2” në Tiranë më 16 maj. “Filmi është ndjekur më shumë nga të rinjtë, por nuk ka munguar edhe mosha e dytë, të cilët kanë preferuar më shumë ta ndjekin këtë film pas orës 20:00 të mbrëmjes”,- thanë burime nga kinemaja. Me regji të Tom Vaughan dhe skenografi të Dana Fox, kjo komedi romancë është vlerësuar si një nga produksionet më brilante dhe shpërthyese të këtij sezoni kinematografik. Aktualisht ndodhet i pozicionuar në vendet e para të disa anketimeve që janë bërë në gjithë botën, por nuk ka kaluar pa u vënë re nga kritikët. Premiera është shfaqur në Londër dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fundjavës së parë filmi ka sjellë fitime për rreth 20.1 milionë dollarë në 3.215 salla kinematografike në SHBA dhe Kanada.
Kjo komedi është shndërruar nga një histori normale në një film humoristik dhe mjaft i zbavitshëm, ku si protagonist ka nga njera anë ish-modelin Ashton Kuçer në rolin e (Jack Fuller) dhe bukuroshen e Hollivudit Kameron Diaz në rolin e (Joy McNally). Xheku, një djalë njujorkez, sapo është pushuar nga puna nga babai i tij, kurse Xhoi pasi kishte përgatitur një festë surprizë për të shoqin, e lë në sytë e të gjithëve. Të dy të rinjtë, në gjendjen e një shoku emocional, vendosin të shkojnë në Las Vegas për të harruar disi situatën e krijuar. Aksidentalisht në hotelin e kazinosë së një prej qyteteve më të famshme të botës, recepsionisti gabimisht i vendos në një dhomë të përbashkët pas një gabimi të kryer në kompjuter. Të dy të mërzitur fillojnë të flasin me njëri-tjetrin, pinë dhe kur zgjohen në mëngjes e gjejnë veten të martuar. Pas këtij momenti, të sapomartuarit vendosin të bëjnë një nga divorcet më të shkurtra të historisë, por ndryshojnë mendje kur vihet në lojë një çmim prej 3 milionë dollarësh që Xheku fiton fare pa dashur duke kapur xhekpotin në një slot machine. Në këtë moment hyn në skenë dhe avokati i dy personazheve R.D Vhopper (Denis Miller), i cili vendos të mos u lëshojë divorcin të sapomartuarve derisa të jenë qetësuar ujërat dhe të dy personazhet të bien në një konsesus për ndarjen e çmimit. Pasi vihen në dilemë për ndarjen e këtij çmimi, personazhet fillojnë të zihen herë pas here me njëri-tjetrin duke krijuar skena nga më të ndryshmet dhe më të këndshmet që kemi parë ndonjëherë. Regjisor Tom Vaughan, shkruar nga Dana Fox, drejtor fotografie, Metju Leoneti, ideuar nga Metju Freidman, muzika Kristof Bek, producent dizainimi Stuart Vurtzel; producent Michael Aguilar, Shaën Levi, Xhimi Miler, Arnon Milchan; realizuar nga 20th Century Fox. Kohëzgjatja e filmit: 1 orë e 39 min. Me aktorët: Kameron Diaz (Joy McNally), Ashton Kuçer (Jack Fuller); Rob Corddry (Steve Hader), Treat Uilliams (Jack Fuller Sr.),Dennis Miller (avokati Vhopper) dhe Lake Bel.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008