Liberalizimi i vizave, prioritet i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, përshëndeti nga Bullgaria hapjen e dialogut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për liberalizimin e vizave me këto vende. Zyra e Shtypit e MPJ-së bëri të ditur të enjten se ministri Basha kryesoi delegacionin e vendit tonë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve e të Qeverive të vendeve anëtare të SEECP dhe në punimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u zhvillua në Pomorie të Bullgarisë, në datat 20-21 maj 2008.
Ministri Basha theksoi në fjalën e tij se proceset integruese nuk janë të plota pa lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. “Konkretizimi i këtij procesi duhet të vazhdojë të mbetet prioritet i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”, - nënvizoi ministri Basha, duke përshëndetur nga Bullgaria hapjen e dialogut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për liberalizimin e vizave me këto vende. Duke evidentuar zhvillimet pozitive në rajonin tonë, kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se ftesa që NATO i bëri Shqipërisë e Kroacisë në Samitin e Bukureshtit është vlerësim i progresit të reformave në vendet tona dhe një hap i rëndësishëm për mbarë rajonin që ndikon për konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit. Ministri Basha shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ecur përpara në procesin e reformave që bënë të mundur marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Ai shprehu bindjen se procesi i negociatave do të mbyllet me sukses duke mundësuar nënshkrimin e protokollit të aderimit të Shqipërisë në NATO brenda një kohe të shkurtër. “Shtrirja e NATO-s në Ballkan është zgjerim i hapësirave të sigurisë, stabilitetit e të zhvillimit, me anë të së cilës vendet e aleancës më të madhe të lirisë e demokracisë, demonstruan rëndësinë e rajonit të Evropës Juglindore për stabilitetin e kontinentit evropian e më gjerë”, - nënvizoi ministri i Jashtëm. Kreu i diplomacisë shqiptare u ndal dhe tek shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, që sipas tij, shërben për të konsoliduar paqen dhe sigurinë në rajon. Për herë të parë, Kosova u përfaqësua në këtë forum nga ministri i Jashtëm, z. Skënder Hyseni. Në fjalën e tij, ministri Hyseni konfirmoi vullnetin e Kosovës për të kontribuar në bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore dhe në forcimin e perspektivës evropiane dhe euroatlantike të gjithë rajonit.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008