SHKB, pranga oficerit, mori para në kufi
Autori i Lajmit: Ornela MANJANI
Bie në pranga një efektiv i Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka ndihmuar që të kalojë kufirin një person me dokumente të falsifikuara. Elton Hazizi, 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, është vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici, pasi akuzohet për “korrupsion” dhe “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” ndaj Mahmut Bekteshit, 42 vjeç, i cili kishte kaluar kufirin me një pasaportë të falsifikuar dhe kishte hipur në një avion, i cili mbërrinte në Francë. Një ditë më parë, policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga dy persona, njërin prej të cilëve efektiv të saj, ndërkohë që Bekteshi është vënë nën akuzë për “falsifikim të dokumenteve zyrtare”. Arrestimi i tyre është bërë pas denoncimit të bërë nga kompania ajrore, e cila ka treguar në polici se një nga pasagjerët kishte dokumente false. Më pas kanë qenë oficerët e SHKB-së, që kanë dhe prangosjen e efektivit të policisë dhe ndalimin e 42-vjeçarit Bekteshi, i cili nuk ka mbërritur në destinacionin për ku ishte nisur, Francë.
Arrestimi
Forcat e Policisë së Tiranës kanë arrestuar një ditë më parë, dy persona, njëri prej tyre punonjës policie në Rinas, nën akuzat e “korrupsionit”, “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare”. Lajmi është bërë i ditur nga burime të efektivave blu të kryeqytetit. Sipas këtyre burimeve, mbi bazën e të dhënave operative, të siguruara nga Sektori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me sektorin e hetimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë bërë të mundur realizimin e prangosjes, në kushtet e flagrancës, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, të 28-vjeçarit Elton Hazizit, me detyrë kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare si dhe Mahmut Bekteshit, lindur dhe banues në Tiranë, pasi kishte në përdorim një pasaportë false, me të cilën po tentonte të ikte në drejtim të Francës.
Hetimet
Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se, nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Bekteshi kishte siguruar nga një person i dyshuar për trafiqe të paligjshme, një pasaportë të falsifikuar me vizë “Shengen” dhe me ndihmën e oficerit të policisë Elton Hazizi, kishte kryer të gjitha procedurat e kontrollit kufitare në Rinas duke u hipur në bordin e një avioni që udhëtonte për në Beograd me destinacion përfundimtar Francën. Nga të njëjtat burime mësohet se 42-vjeçari Bekteshi kishte paguar një shumë prej 3500 eurosh, në këmbim të mbërritjes se tij në Francë, duke përdorur pasaportë të falsifikuar. Ndërkohë, aktet procedurale i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008