“Enigmë e pezullt” vjen pas 17 vjetësh
Autori i Lajmit: red.
Mendime të shkëputura që lidhen. “E vështirë të mbijetosh…Akoma më e vështirë, t i takosh së ardhmes.” Me këtë citim hapet ekspozita e quajtur “Enigmë e pezullt” e një prej piktorëve më të njohur shqiptarë, Naxhi Bakalli. Pas një periudhe 17-vjeçare, i shkëputur nga vendlindja, ai paraqet në Galerinë Kombëtare të Arteve një ekspozitë të gjallë me 92 punime të tijat. Naxhi Bakalli, një piktor që spikat për një stil të veçantë, ka vendosur kështu të kthehet pas një kohe të gjatë në vendlindje duke bërë të mundur hapjen e një ekspozite me disa nga punimet e tij më të mira ndër vite. Ekspozita e çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 15 maj do të vazhdojë të jetë e hapur për dashamirës të artit deri më 2 qershor. Këto krijime kanë një përmbajtje vlerash afektive për piktorin. Ato datojnë rreth viteve 1993 deri në 2001. Janë punime origjinale dhe një peizazh i shkurtër i ekspresivitetit të natyrës së tij artistike, sepse, siç thotë ai, "në shfaqjen e pafund të ekspresionit qëndron enigma e shpirtit. Estetika ime ka në themel filozofinë mbi enigmën. Enigma është thelbi i shpirtërores". Në këtë ekspozitë vihen re dukshëm punime abstrakte me ngjyra të forta dhe të ndezura, disa me natyrë erotike dhe të definuara bukur. Portrete të njerëzve të tij më të afërm, si dhe krijime me forma gjeometrike dhe të çrregullta që të japin pershtypjen e një qyteti në miniaturë. Të gjitha këto piktura janë të projektuara mirë dhe duket se i qëndrojnë shprehjes së pohuar nga ai se "unë nuk dua të jem magazina e të tjerëve”. Ndër pikturat me të cilat ai është afeksionuar, është dhe një autoportret që daton vitin 1967, pikturë të cilin ai e ruante në shtëpinë e tij. Por e veçanta në këtë ekspozitë ishte dhe një skulpturë në qendër të ekspozitës, të cilën e kishte realizuar pak ditë përpara hapjes së saj. Bakalli, një artist me një biografi të shtrembëruar nga regjimi komunist, u detyrua të emigrojë në Hungari dhe më pas në Austri më 1990. Ekspozita e tij e parë u bë e mundur të realizohet më 1991 në Torrnabuoni, në një prej galerive më në zë të Firences në Itali. Më vonë ai paraqiti disa punime të tjera në galerinë “Iltorchio” të qytetit të Milanos dhe qytetin historik të Romës. Në vitin 2004 ai përfaqësoi Shqipërinë në aktivitetin “Fqinjët tanë” të zhvilluar në Greqi para Lojërave Olimpike, ku edhe mori çmimin e parë për ekspozitën më të mirë.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008