Ekspozitë e çelur në kuadër të Ditës Botërore të Biodiversitetit
Autori i Lajmit: red.
Natyra shqiptare është përcjellë dje përmes një koleksioni punimesh të ekspozuara në mjediset e galerisë TE&GE , në kuadër të Ditës Botërore të Biodiversitetit. Ekspozita “Biodiversiteti në art”, u çel nën kujdesin e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU), në prani të kryeministrit Sali Berisha, ministrit të MMPAU, Lufter Xhuveli, piktorëve, ekspertëve të shoqatave mjedisore, ambientalistë, etj. Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha vuri në dukje se "Shqipëria ka njërin prej biodiversiteteve më të fuqishme të kontinentit, me një pasuri të pafundme të faunës dhe deri tek poliflora e mahnitshme". Kryetari i ekzekutivit shprehu angazhimin e qeverisë në mbrojtje të biodiversitetit, përmes dyfishimit të sipërfaqes së parqeve kombëtare. “Kjo është një nga rrugët më të sigurta të mbrojtjes së kësaj pasurie të jashtëzakonshme që disponon Shqipëria. Ne mund të ndërtojmë fabrika dhe hotele luksoze, por speciet janë evolucioni i mijëvjeçarëve, ndaj duhen mbrojtur dhe zhvilluar",- tha ai. Tematika e punimeve në pikturë, të ekspozuara sot në Galerinë TE&GE, fryt i punës së disa piktorëve të njohur, i përkiste natyrës shqiptare, me peizazhe nga bregdeti, zonat pyjore, etj. Dita Botërore e Biodiversitetit kremtohet në mbarë botën me anë të aktiviteteve të ndryshme që sjellin në vëmendje të opinionit publik, rëndësinë dhe vlerat e florës dhe faunës në mbarë rruzullin.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008