E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrojnë për kartat rimbushëse të telefonit, arrestohen 4 persona

Autori i Lajmit: red.
Katër persona janë vënë në pranga dje, pasi dyshohen për mashtrim me kartat rimbushëse telefonike, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur, se në kuadër të operacionit të koduar “Mashtrimi”, u realizua arrestimi në flagrancë i Bashkim Bajës, 52 vjeç, Naim Gjoklajt, 27 vjeç, Petrit Shetës, 34 vjeç, Esat Bajës, 42 vjeç, ndërsa do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi Gjin Ndoi, 31 vjeç, banues në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë mashtruar njerëz të ndryshëm në lidhje me kartat rimbushëse të kompanive celulare. Gjatë kontrollit të banesave, atyre iu sekuestruan aparate dhe numra të telefonave celularë, me të cilat dyshohen se kanë kryer mashtrimin, si dhe një armë zjarri dhe 350 copë fishekë. Nga të njëjtat burime mësohet se shtetasit e sipërcituar ishin nën hetim disamujor.

Ky lajm është publikuar: 23/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›