E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëzon në pikiatë financat publike, rrezikohen pensionet dhe pagat

Berisha-Bode1Tiranë- Deficiti buxhetor është 420 milionë dollarë, borxhi publik, 63 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa detyrimet ndaj bizneseve për punët e paguara arrin deri në 200 milionë Euro.

Në këto kushte do ti dorëzojë qeveria Berisha financat publike. Treguesit fiskalë të pesë muajve të parë të këtij viti pasqyrojnë pamundësinë e buxhetit të shtetit për të shlyer pagat dhe pensionet. Të ardhurat e 5-mujorit janë 5.7% më të ulëta se një vit më parë dhe 2.8% më të ulëta se në 2010. Edhe të ardhurat vjetore në 2012-ën ishin më të ulëta se 2011, kurse në terma reale, duke konsideruar inflacionin, ato janë pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2008. Shpenzimet janë rritur në mënyrë progresive në pesë vitet fundit. Gjatë vitit 2013, ecuria e deritanishme ekonomike tregon se nuk do realizohen as të ardhurat minimale me të cilat të mund të paguhen pagat, pensionet dhe interesat e borxhit që po rriten si pasojë e huave galopante në vitet e fundit.

Në buxhet janë arkëtuar më pak para se sa në 5-mujorin e vitit 2012, ndërsa nëse i referohemi planit, situata është me pesimiste. Kështu, deri në fund të majit, në arkën e shtetit u mblodhën 1.25 miliard dollarë, ndërsa një vit më parë, për të njëjtën periudhë janë mbledhur 1.32 miliard dollarë. Në përqindje, realizimi i planit është 92 për qind.

Shpenzimet 

Edhe zeri investime është reduktuar në buxhetet e dy viteve të fundit, por shpenzimet operative janë rritur ndjeshëm. Këto të fundit në maj shënuan një nivel 1.67 miliard dollarë, ndërsa një vit më parë ishin 1.51 miliarde dollarë. Tejkalimi i planit në këtë rast është 103.9 për qind. Tendenca në rënie e treguesve të tjerë të zhvillimit si: investimet e huaja, kredia për ekonominë, kredia e re, si dhe masat e fundit për uljen e taksave do të ndikojnë në rënien e mëtejshme të tyre në vitin 2013, ndërsa deficiti ne rritje i sistemit aktual te sigurimeve shoqerore po rendon gjithnje e me shume financat publike. Kjo situate verteton se vendi tashme ka hyre ne nje krize te financave publike.

 Rritja ekonomike

Rritja ekonomike eshte ne nivelet me te uleta ne 15 vjet, ndersa borxhi publik ne nivelet me te larta historike. Per pese muajt e pare te vitit, te ardhurat tatimore ne buxhet jane afro 14 miliarde leke me pak se plani, ndersa deficiti buxhetor ishte mbi 38 miliarde leke, afro 80% e gjithe deficitit vjetor te programuar. Deficiti i larte perkthehet edhe ne nivele te larta te huamarrjes dhe sot u zhvillua ankandi i peste per marrje te borxhit publik brenda nje muaji. Bonot 12 mujore u emetuan me nje norme mesatare te ponderuar interesi prej 5.52%, me nje tjeter renie te lehte nga ankandi i meparshem dhe duke shenuar nje tjeter nivel rekord historik. Interesat rane edhe ne ankandin per bonot me maturim 3-mujor, qe u emetuan me nje norme mesatare te ponderuar interesi prej 4.6%, nga 4.66% qe ishte interesi ne ankandin e jashtezakonshem te javes se shkuar.

Borxhi

Borxhi publik ka prekur shifren 63 % te GDP-se. Qeveria pothuajse ka shfrytezuar te gjitha mundesite e huamarrjes ne tregun e brendshem. Te dhenat nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se, niveli i huamarrjes arrin për 4 muajt e parë në vlerën 22.8 miliardë lekë, nga 15 miliardë që ishte planifikuar për këtë periudhë, ose 7.7 miliardë lekë më shumë. Për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së brendshme, i parashikuar në buxhetin e vitit 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve, aktualisht kjo hua është konsumuar në 89.3 %. Po të krahasohen shifrat me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton një rritje e huasë prej 10.7 miliardë lekë. Kjo lidhet dhe me faktin se jemi në një vit zgjedhor dhe investimet publike kanë njohur rritje të dukshme. Këto fonde kanë shkuar kryesisht për shlyerjen e kompanive qe kanë kryer punë publike, por edhe për investime në projekte të reja. Në vitin 2012 borxhi publik arriti në 827,9 miliardë lekë, ose rreth 61 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke shkelur kufirin ligjor të miratuar nga vetë qeveria. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Financave, ndërkohë që ekspertët dhe organet financiare botërore japin alarmin për rrezikun e borxhit. 2013-a do të rëndojë më tej detyrimet e shqiptarëve për shkak të borxheve të qeverisë. Në vitin 2013, stoku i borxhit është parashikuar të shkojë në rreth 895.7 miliardë lekë.

 Ekonomia, më keq se në 97-tën 

Opinion/ Olti Rrumbullaku

Eksperti i ekonomisë Olti Rrumbullaku argumenton se financat publike janë në gjendje kolapsi. “Kjo është situata më e vështirë e financave publike që pas vitit 1997. Borxhi publik ka arritur nivelet maksimale dhe nëse shtojmë edhe detyrimet e tjera që shteti nuk i ka paguar, por ka marrë angazhimin për të paguar. Ka disa rreziqe të financave publike që mund të vijnë pas zgjedhjeve. Më së pari është fakti që qeverisja aktuale mund të angazhohet në shpenzime shtesë, në tendera të rinj të përshpejtuar për tia ngecur pagesat qeverisë së ardhshme. Po ashtu duhet të kemi parasysh që edhe administrimi fiskal mund të jetë edhe më i dobët duke sjellë para më të pakta në buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër qeveria e re ka për detyrë që të bëjë një inventar të të gjithë detyrimeve dhe borxheve që mund të ketë lënë pas qeverisja aktuale. Shifrat reale të detyrimeve dhe borxheve publike mund të jenë edhe më të mëdha se ato të deklaruara deri më tash. Ky hulumtim duhet bërë sa më shpejt dhe duhet të shoqërohet dhe me një administrim fiskal shumë më të mirë në muajt e ardhshëm për të vlerësuar se sa është në të vërtetë kapaciteti fiskal i ekonomisë dhe sa kohë mund të duhet për tu rikthyer në një situatë normale”, tha Rrumbullaku. Ndërkohë sipas programit të PS-së modeli i taksimit do të jetë kush fiton më pak taksohet më shumë, kush fiton më shumë taksohet më pak. Monopolet kontrollojnë furnizimin dhe tregtimin e produkteve themelore për shqiptarët dhe ekonominë tonë. 300 mijë vende të reja pune brenda. Politikë e re fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik e social; ulje e kostos së jetesës për 95% të popullsisë, duke hequr barrën e taksës së sheshtë dhe duke vendosur drejtësi sociale përmes tatimit progresiv. Ndryshimi i politikës fiskale do të sjellë ulje të kostos përprodhimet bujqësor; rrjetje të kombëtare të grumbullimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore; pesëfishim i financimit publik për bujqësinë. Ulje e TVSH -së për produktet ushqimore bazë; Zero taksë mbi konsumatorin për miellin, bukën, qumështin, vezët dhe ilaçet.

Burimi: Gazeta Shekulli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›