E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat ndaj Papës brenda vitit, Vatikani: Çmendurira

Itali- Papa Benedikti i 16-të ka edhe 12 muaj jetë, pasi një atentat ndaj tij do të ndërmerret. Ndërsa mendohet se arqipeshkvi i Milanos Angelo Scola do të jetë pasardhësi i tij.

Kështu shkruan gazeta italiane Il Fatto Quotidiano e cila i referohet fjalëve të kardinalit kolumbian Castrillon. Gazeta shkruan se raporti është shkruar në gjuhën gjermane në mënyrë që të kuptohej nga sa më pak persona, ku citohet edhe biseda me arqipeshkvin e Palermos Paolo Romeo.

Lajmet që ka mësuar kardinali janë shkruar menjëherë pas vizitës së Papës në Kinë me 30 dhjetor 2011, ndërsa materiali i është dorëzuar Papës në muajin Janar 2012.

Por pas publikimit të këtij lajmi shokues ka reaguar Vatikani zyrtar duke përgenjështruar të dhënat, dhe duke i cilësuar tërësisht një çmenduri.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Brenda vitit del iPad 3, ndoshta në mars Pas suksesit të padiskutuar që pati në tregjet botërore iPad...
  2. Atentat ndaj partnerit të Ingrid Gjonit/ Humb jetën kalimtarja, një tjetër i plagosur Tiranë- Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i...
  3. Brenda disa ditëve është mplakur për 50 vite Nguyen Thi Phoung nga Vietnami ka 26 vjet, por duket...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›