Dorina: Tri javët e mia brenda "Big Brother"
Tri javë brenda shtëpisë së "Big Brother" dhe tashmë jeta e saj duket e ndryshuar. Këto dy ditë jashtë nuk ngjajnë me ditët kur ajo ishte thjesht Dorina, vajza që studionte për Sociologji dhe i pëlqente psikologjia. Tashmë ajo është Dorina, që për tri javë rresht është ndjekur nga miliona shikues, Dorina, e cila nuk mund të ecë më në rrugë si zakonisht…
Thotë se ndihet vërtet mirë që mundi të ishte pjesë e një spektakli të tillë, siç është "Big Brother". Pavarësisht vetmisë që diti ta përballonte mirë, tri javët e saj brenda shtëpisë ishin të mbushura dhe me plot momente të bukura. Momente që arrijnë kulmin çdo të shtunë… Në një intervistë më poshtë, Dorina, banorja e dhjetë e eliminuar nga "Big Brother", tregon eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Si kanë qenë ditët e para jashtë shtëpisë së "Big Brother"?
Sapo kam dalë kam takuar familjen dhe miqtë. Jam munduar të programoj e të vë në vijë ato gjëra që i kam lënë pas dore. Një ndër to është edhe fakulteti. Kam provimin e parë pas tri ditësh. Më vjen mirë që nuk kam humbur asnjë nga provimet e mia, pasi këtë vit dhe diplomohem dhe nuk më intereson shtyrja e saj.
Jam munduar ta shijoj sa më shumë pjesën jashtë që më kishte munguar kur isha brenda shtëpisë dhe të rri me njerëzit që dua më shumë.
Sigurisht që ditët e para jashtë shtëpisë kanë qenë ndryshe nga ditët e tjera që ka kaluar Dorina. Kjo, pasi reagimet e njerëzve kanë qenë të shumta. Është e pamundur të kalosh dhe të mos shihesh në sy nga njerëzit, apo të mos reagojnë ndaj teje.
Ky spektakël është kaq i ndjekur, sa unë jam e befasuar. Janë njerëz të të gjitha grupmoshave që e ndjekin me vëmendje "Big Brother".
Përse hytë në "Big Brother"? Çfarë donit të jetonit aty?
Hyra për të treguar se kush ishte Dorina, se çfarë përfaqësonte Dorina. Për të provuar një eksperiencë që ishte shumë emocionuese dhe me shumë vlera e për të mësuar nga kjo eksperiencë. Duke qenë se jam dhe si natyrë kurioze nuk mund të lija pa e provuar një shans të tillë. Hyra në "Big Brother" për të përfaqësuar vajzën shqiptare me feminilitetin, brishtësinë, inteligjencën, tolerancën. Një nga arsyet ishte dhe njohja me njerëz të rinj, mënyra sesi unë do të konfrontohesha me tipa të ndryshëm ishte dhe një lloj prove që doja t‘i bëja vetes. Doja të provoja dhe faktin se si mund të rezistojë një njeri i mbyllur në një hapësirë të kufizuar, pavarësisht kushteve të mira që ishin aty brenda. Mbi të gjitha, për mua si një studente e Sociologjisë ka qenë dhe një eksperiment psikologjik.
Ditët e para brenda shtëpisë…? A gjete aty ato që mendoje para se të hyje ?
Momenti kur unë kam hyrë brenda ka qenë shumë emocionues, sidomos mënyra sesi unë hyra, si pako, si një dhuratë për ta. Në fillim u prezantova me të gjithë. U mundova të ambientohesha me shtëpinë, me njerëzit. Takimi i parë ishte me Rominën. Të gjithë pjesëtarët e shtëpisë kanë krijuar një imazh ditët e para, ndoshta falë mënyrës sime të të qëndruarit, që ka qenë ndryshe nga vajzat e tjera në shtëpi. Mënyrës sime të të shprehurit të mendimeve, të folurit dhe shumë detajeve të tjera që ata i shikonin të ndryshme nga pjesa e grupit. Pavarësisht se supozohet që unë i njihja personazhet, hyrja në mes të realitetit brenda shtëpisë ka pasur avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Një nga avantazhet ishte fakti se i njihja ata nga televizori, kurse dizavantazhi ishte se përballesha me një grup të krijuar me disa pozicione të vendosura të tyre dhe me një kontratë të heshtur mes banorëve të hershëm. Gjatë gjithë kohës jemi parë me syrin e banoreve të reja. Ndryshimi mes asaj që unë prisja dhe që përjetova ishte se ata midis tyre ishin njohur dhe kishin konsumuar shumë biseda dhe kishin krijuar një lloj imazhi, e ndoshta nuk ishin të gatshëm për t‘ia filluar nga e para, aq më tepër që kjo mund të ishte një avantazh për mua.
Ndoshta shumë biseda, shumë ngjarje e lojëra ata i kishin konsumuar. Një nga shprehjet që më ka befasuar ka qenë: "Ne mund t‘ia lejojmë luksin vetes duke mos diskutuar për disa gjëra, pasi i kemi bërë më parë ato, sepse kemi dy muaj këtu brenda".
Mendoja se do mirëpritesha, për faktin se nuk mungon etika dhe edukata për të qenë pjesë e një grupi të krijuar.
Nuk prisja që do më sulmonin pa më njohur mirë dhe pa treguar se kush ishte Dorina. Gjithsesi, sulmi i tyre ishte pozitiv, pasi ata tregonin se ma ndjenin frikën, sidomos Olsi me Najadën.
Tani që jeni jashtë shtëpisë, shihni ndonjë gabim te vetja, diçka që duhet ta kishit bërë ndryshe?
Jam treguar shumë tolerante ndaj disa fakteve, apo gjesteve që kanë ndodhur brenda në shtëpi, por mendoj se kjo nuk është marrë si dobësi e Dorinës, por si ndjenjë qytetarie. Jam treguar më tepër seç duhet e kujdesshme në sjelljen time ndaj gjithë banorëve të shtëpisë, pavarësisht se aty nuk mungonin thashethemet dhe hipokrizia.
Një ndër gjërat që do doja të kisha bërë ishte të kisha reaguar më tepër dhe më ashpër me disa banorë të shtëpisë, që ndoshta e meritonin, por nuk mund të bija në nivelin e tyre dhe të bëhesha aq arrogante. Kam reaguar, por në një mënyrë shumë të hollë, aq sa pjesa më e madhe e njerëzve dhe ata aty brenda nuk e kanë kuptuar reagimin tim.
Momentet e bukura kush kanë qenë?
Po të flas për momentet e bukura, që në çastin kur kam hyrë, kam qenë shumë e vlerësuar, për faktin se isha pjesë e një reality show. Jam ndjerë e vlerësuar që jam përzgjedhur. Kur mendoj faktin se ishte një investim aq gjigant, një staf aq i madh njerëzish që punonin çdo ditë për ne, emocionet më të forta i kam ndjerë sidomos çdo të shtunë, për ato tri javë kur unë kam qëndruar.
Emocione, që edhe në rast se do paguaja për to, nuk do t‘i provoja të tilla.
Ndihem mirë që kam hyrë në ato tri javë, kur në dy javë kemi pasur dy ditëlindje, që janë festuar aq bukur, e kanë qenë momente të paharrueshme, pavarësisht se nuk mund të na kishte shkuar ndonjëherë në mendje se mund të ishim pjesë e një ditëlindjeje nga njerëz që i njihje në rrethana të tilla.
Madje, një nga shprehjet që i kam thënë Olsit ishte: "Ta priste mendja që do e festoje ditëlindjen me Dorinën". Ndoshta kurrë në botë. Dhe mua nuk më kishte shkuar në mendje që mund të isha pjesë e ditëlindjes së Olsit. Kjo është e bukura e B.B. Po ashtu dhe ditëlindja e Arbrit ka qenë një moment mjaft i bukur. Ia kam kaluar akoma më bukur se kam pasur një marrëdhënie më të mirë me të, një qëndrim më pozitiv ndaj Arbrit.
Momenti i bukur është kur vajzat janë marrë nga çunat me "forcë" dhe janë futur në jacuzz. E paharrueshme ka qenë surpriza që kanë bërë kur ishte ajo mbrëmja me atë darkën dhe orkestrën e "Top Show".
Po momentet e vështira?
Ka pasur dhe momente të vështira, ndoshta disa nga debatet që kam bërë me disa prej pjesëtarëve të shtëpisë, ose disa situata kur më kanë sulmuar padrejtësisht dhe jam marrë me disa detaje të vogla të parëndësishme. Ka pasur disa momente kur ndihesha dhe vetëm, pasi njerëzit që unë doja e me të cilët ndihem mirë nuk ishin aty brenda, por mendoj se i kam përballuar me sukses të gjitha.
E mendoje që do ishe ti banorja që do linte shtëpinë më 17 maj?
Nuk e prisja që do dilja unë këtë të shtunë. Më shumë kam supozuar javën e parë, kur isha e nominuar, pasi koha ishte shumë e shkurtër për të më njohur. Jam ndjerë mirë që jam mbështetur nga publiku javën e parë, pavarësisht se kam kaluar dy prova njëkohësisht, ndërkohë që kisha qëndruar vetëm një javë brenda dhe javën e dytë ka filluar direkt nominimi.
Si e parashikoni mbrëmjen finale të "Big Brother"?
Mendoj që do jetë një festë e madhe, them gjigante. Do jemi pjesëtarë të gjithë banorët. Do kisha dëshirë të ishte dhe gjithë stafi që ka punuar dhe ata që kanë investuar për këtë projekt të madh. Them se në këtë lojë nuk ka parashikime. Nuk mund të them se kanë mbetur më të mirët, apo se të gjithë mund të fitojnë, por nuk mund të hamendësoj, pasi sa herë që kemi hamendësuar ai ka dështuar. Për sa i përket dëshirës sime se kush do doja të fitonte nga ata që janë aty brenda, mendoj se më shumë e meriton Arbri.
Dorina pas "Big Brother", cilat janë planet tuaja?
Është vetëm dita e dytë që jam jashtë dhe po përpiqem të futem në jetën time të përditshme. Kjo më intereson për momentin. Të rikuperoj javët brenda shtëpisë. Ndryshime ka. Është dita e dytë dhe pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar duke dhënë intervista. Nuk mund të them se kam plane të bëra. Do shoh çfarë mund të bëj dhe po pres reagime. Është herët për të bërë plane.