Nëse edhe të tjerët do t‘i mbronin hebrenjtë si Shqipëria...
Pos atmosferës globale këto ditë të kremtimit të 60-vjetorit të krijimit të shtetit hebre, këtu në Shqipëri, është rasti sërish të kujtohet kontributi ynë human në zvogëlimin sadopak të dramës së Holokaustit, thjesht duke strehuar e shpëtuar çdo jetë hebreu të përndjekur prej nazistëve. Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri znj. Amira Arnon, jep të kuptuar në intervistën e saj të mëposhtme, se asnjëherë nuk mund të ekzistojë mbingopja në mirënjohjen ndaj shqiptarëve për atë çka bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Keni vetëm pak ditë që gjendeni në Shqipëri. Me sa kemi mundur të njoftohemi, kjo është vizita juaj e dytë këtu. Si ndihet një ambasadore e Izraelit në Shqipëri? Është një vend i dëshirueshëm në pikëpamjen diplomatike, apo e kundërta?
Është një pyetje e këndshme. Faleminderit që ma drejtoni. Shqipëria për mua nuk është një vend ("place, space"). Është më shumë se kaq. Nuk është vetëm një vend i bukur, por mbi të gjitha njerëzit janë të mrekullueshëm. Dhe mendoj se është një kënaqësi e madhe të jesh ambasadore në Shqipëri. Sa herë jam këtu i them vetes se jam kënaqur shumë. Dhe përpiqem të vij sa më shpesh të jetë e mundur. Kam qenë sidomos në jug të Shqipërisë, që më pëlqen ta dalloj midis rajoneve e krahinave të tjera. Jam e re në këtë detyrë dhe s‘dua kurrsesi ta njoh Shqipërinë vetëm nëpërmjet fotografive. E ritheksoj, jam shumë e lumtur që detyra që kryej më ka lidhur me këtë vend.
Shqipëria është një vend që ka marrë pjesë me një delegacion të nivelit të lartë në themelimin e Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit (FNH). Në vitin 2004, Kuvendi i Shqipërisë shpalli me ligj nderimin zyrtar të Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës, që vjen vetëm pas dy ditësh. Shpesh sjellja e Shqipërisë ndaj Holokaustit, apo më saktë ndaj Shoah, në shtypin perëndimor evokohet në kontekst fetar, një popull me shumicë myslimane që bashkohet me një nismë në nderim të katastrofës më të madhe njerëzore, zhdukjes dhe viktimizimit masiv të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ju si e konsideroni këtë solidaritet të Tiranës në raport me FNH dhe Ditën e Kujtesës?
Njerëzit në Izrael dhe veçanërisht qeveria e Izraelit është thellësisht e vetëdijshme dhe mirënjohëse ndaj qëndrimit të shqiptarëve për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria është një nga vendet e pakta që pritën hebrenj gjatë terrorit nazist të Holokaustit. Ne na del si detyrë të kontribuojmë për ta evidentuar këtë fakt të mrekullueshëm, sepse jo të gjithë kanë dijeni dhe, më keq akoma, nuk u është bërë e njohur kjo pjesë e historisë së fatit të hebrenjve, fakti që Shqipëria u dallua si një vend i përveçëm, ku hebrenjtë u shpëtuan në tërësi dhe shumë familje shqiptare morën përsipër rrezikun për t‘i shpëtuar dhe për t‘i fshehur ata. Për këtë ne vazhdimisht do të jemi mirënjohës dhe do të punojmë për ta mbështetur Shqipërinë për ndriçimin e kësaj pjese të historisë.
Pas fqinjit të drejtpërdrejtë, Malit të Zi, Izraeli është vendi i vetëm në botë ku shqiptarët mund të hyjnë pa vizë. A ka lidhje kjo me sjelljen e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore? Unë kam bërë kërkime personale në arkiva dhe statistikat thonë se janë 2264 hebrenj të ardhur nga Evropa Qendrore dhe Ballkani e të shpëtuar në Shqipëri. Një listë emërore e tyre ekziston në Memorial Museum of Holocuast të Uashingtonit, ndërsa studiues të këtushëm thonë se janë edhe disa qindra të tjerë që kanë shpëtuar duke e fshehur identitetin e tyre përmes emrash dhe pasaportash të rreme. Pra, a është ky një veprim thjesht diplomatik, apo ka të bëjë edhe me atë që historikisht është quajtur e quhet mirënjohje?
Më vjen mirë që e keni konstatuar këtë fakt. Është shumë e rëndësishme për ne t‘u tregojmë shqiptarëve që ne duam të ushqejmë miqësi dhe që duam ta forcojmë më thellë bashkëpunimin mes dy vendeve. Dhe një nga gjërat e para që bëra kur unë erdha këtu ishte të njoftoja nënshkrimin e marrëveshjes për çlirimin e qytetarit shqiptar nga nevoja për të pasur një vizë për shkuar në Izrael. Ky akt merr një vlerë edhe më të madhe duke shpresuar që në të ardhmen do të kemi fluturime të drejtpërdrejta nga të dyja vendet. Njohja e njëri-tjetrit dhe kontaktet njerëzore do të jenë një nga mënyrat më të efektshme për të forcuar marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy popujve, në atë shkallë që ishin gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Në një trajtesë timen për fenomenin e shpëtimit të hebrenjve që do të kumtohet pasnesër në konferencën e posaçme kushtuar kësaj çështjeje kam shtruar pyetjen: "Nëse hebrenjtë shpëtuan në Shqipëri, a nuk ishte e mundur të shpëtonin edhe në vende të tjera, më të fuqishme, më të pasura?". Mendoni se njerëzimi duhet ta bëjë këtë pyetje?!
Duhet ta pranojmë se ishin shumë pak vendet që ndihmuan për shpëtimin e hebrenjve. Është një sjellje e paharrueshme nga ana e të gjithë atyre që shpëtuan hebrenj. Por unë nuk do të lodhesha së përsërituri vazhdimisht dhe me zë të lartë se Shqipëria është një nga vendet kryesore ku asnjë hebre, të paktën siç del nga studimet që kemi lexuar, nuk u denoncua dhe nuk iu dorëzua makinës shfarosëse naziste. Por më duhet të theksoj dhe diçka tjetër. Dihet shumë pak për Shqipërinë si një nga vendet shpëtimtare të hebrenjve, me aq sa ishin mundësitë e saj. Njohja e këtij realiteti historik është një nga gjërat që ne duhet të nxisim t‘i shpallet botës, të promovohet në shkallë ndërkombëtare, për t‘u bërë më pas një fakt i padiskutueshëm dhe i pamohueshëm. Shqipëria u bë realisht i vetmi vend që, edhe pse me një përqindje të lartë popullsie myslimane, nuk u tërhoq nga kodi i saj i lashtë i besës - mikpritjes proverbiale shqiptare, pra. Duhet shtuar këtu që këtë pjesë kaq të bukur të traditës shqiptare ju keni ditur ta shprehni shumë qartë dhe në mënyrë shembullore në sjelljen ndaj hebrenjve. Por ajo që duhet ta ritheksoj përsëri e përsëri është se gjithkush në botë duhet të dijë për këtë që ka ndodhur, gjithkush duhet ta njohë këtë sjellje të papërsëritshme tuajën.
Sivjet u bënë 60 vjet nga dita e themelimit dhe e njohjes ndërkombëtare të shtetit të Izraelit. Ǒdo të prisnit nga Shqipëria në këtë jubile, siç pret çdo individ, çdo popull, çdo shtet në një rast të tillë?
Eshtë një ide shumë e bukur kjo që thoni ju, që të dyja vendet e presin si një ngjarje këtë jubile. Duhet të konfirmoj fillimisht se ne kemi lidhje të përbashkëta të hershme kulturore. Ne do të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të shumanshëm në një nivel të lartë, jo vetëm në fushat kulturore, për ta festuar këtë ngjarje. Festa e përvjetorit jubilar të themelimit të shtetit të Izraelit është një ngjarje e madhe për ne dhe këtë duhet ta festojmë duke sjellë në kujtesë faktin se Shqipëria, megjithëse një vend me regjim komunist, me regjimin komunist të Enver Hoxhës, ishte një nga shtetet që e njohu menjëherë legjitimitetin e themelimit të shtetit të Izraelit. Është me rëndësi të pohohet ky fakt, sepse për vite të tëra është mbajtur i fshehur. Megjithëse Shqipëria e kohës së Enver Hoxhës kishte një regjim stalinist, më 1949 ajo deklaroi njohjen e shtetit të Izraelit. Ky fakt meriton të veçohet në këtë jubile.
Shqipëria njohu Izraelin qysh në vitin 1949
Në përfundim të Konferencës së Paqes (1946), si një reflektim fillestar ndaj holokaustit që u ushtrua brutalisht dhe në mënyrë masive ndaj hebrenjve (Shoah), që çoi në zhdukjen fizike të mbi 6 milionë njerëzve, me një konsensus të përgjithshëm të aleatëve fitues të luftës antifashiste dhe të të gjitha vendeve nënshkruese të aktit të themelimit të OKB-së (që zëvendësoi Lidhjen e Kombeve të dikurshme), në vitin 1948 u vendos njohja e së drejtës së popullit të Izraelit për të themeluar shtetin e tyre. Kjo ndodhi 60 vjet më parë, në vitin 1948. Izraelit iu caktua një territor kontinuitiv pikërisht në vendin ku ata jetonin në hershmërinë antike.
Qeveria e Shqipërisë qysh në vitin 1948 deklarativisht njohu të drejtën e themelimit të shtetit të Izraelit në territorin që ka edhe sot. Njohja diplomatike u arrit një vit më vonë, më 1949. Megjithëse me një filozofi qeverisëse bolshevike, qeveria e Shqipërisë është një ndër të parat që njohu legjitimitetin e Izraelit në trojet e veta. Ky fakt është përfolur shpesh, duke e çmerituar qeverinë e Shqipërisë nga çfarë i takon prej këtij vendimi, kryesisht duke iu referuar një të ashtuquajture "direktivë të Stalinit" që vendet ish-komuniste ta njihnin Izraelin "en bloc", me qëllimin e fshehtë që këto vende, dhe në radhë të parë Rusia, të çliroheshin prej hebrenjve përmes largimit vullnetar të tyre. Kjo mënyrë të trajtuari të faktit historik, që synon djallëzimin e së vërtetës, duket sikur shkon kundër aureolës me të cilën pati rrethuar veten E. Hoxha, por në thelb zhvesh nga disa vlera historike vet të kaluarën e popullit shqiptar. Sikurse dihet, në vitin 1948 lidhjet e E. Hoxhës ishin tronditur me Beogradin dhe nuk ishin vënë ende në rrugë të mbarë me ish-Bashkimin Sovjetik. Por mbi të gjitha nuk dëshmohet në asnjë burim që të ketë ekzistuar një direktivë e tillë. Njohja e legjitimitetit të shtetit të Izraelit qe shprehje e një vullneti politik të brendshëm të qeverisë dhe popullit shqiptar. Këtë e pohon dhe e ripohon në mënyrë të drejtpërdrejtë pikërisht në intervistën e sotme ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Amira Arnon. Njohja e shtetit të Izraelit ishte vijim i të njëjtit qëndrim dashamirës dhe objektiv që ishte mbajtur ndaj hebrenjve në Shqipëri edhe gjatë periudhës mbretërore, por sidomos gjatë luftës, kur populli, por edhe autoritetet që qeverisnin nën komandën e ushtrive të huaja, nuk pranuan të dorëzojnë listat e hebrenjve që kishin gjetur strehim në Shqipëri.
Çmeritimi i faktit të njohjes së shtetit të Izraelit nga Shqipëria, nga vetë studiuesit vendas, ka lidhje edhe me një ngatërresë tjetër. Dihet mirë se politika shtetërore e E. Hoxhës ndaj konflikteve në Lindjen e Mesme ka qenë vijimisht një politikë antiizraelite. Kjo kishte shpjegimin e vet. Izraeli vlerësohej në shikimin e Tiranës si një aleat i bindur i SHBA, i njërës prej dy superfuqive me të cilat qeveria e vendit nuk mbante kushtetutshmërish kurrfarë marrëdhënieje. Por mund të ketë ndikuar në këtë fakt edhe njëfarë simpatie e E. Hoxhës dhe e qeverisë së tij ndaj popujve arabë, jo në pikëpamjen fetare, sa në pikëpamjen e një bashkësie popujsh me të cilët i lidhte e i vinte krah për krah antiamerikanizmi dhe ideja komuniste e rëndësisë botërore të lëvizjeve çlirimtare, si faktor krijimi të gjendjeve revolucionare. Por kjo qe një politikë shtetërore dhe qëndrimi antiizraelit i E. Hoxhës asnjëherë nuk mori karakterin e një politike racore, kurrë nuk u përlye me njollat e antisemitizmit. Në Shqipëri nuk dëshmohet të ketë pasur antisemitizëm në asnjë periudhë historike, duke përfshirë ato më të errëtat, prej inkuizicionit të vitit 1492, deri në kohën e Shoah, një prej aksidenteve më të mëdha të historisë së njerëzimit.
Duhet të theksohet madje se edhe qëndrimi anti-izraelit i Tiranës gjatë periudhës komuniste nuk ka qenë aq antiizraelit sa shprehej në artikuj agjitativë. Fakti që gjatë afro 40 vjetëve, prej vitit 1948 deri më 1973, diplomacia shqiptare dhe ajo izraelite vijuan pa ndërprerë përpjekjet për të stabilizuar formalisht marrëdhëniet ndërshtetërore, pavarësisht prej polemikave që zhvilloheshin, bisedime e negociata të zhvilluara në nivel ambasadorësh në disa kryeqytete evropiane, pikërisht këtë provon. Prandaj meriton vlerësim të lartë pohimi i ambasadores Arnon në bashkëbisedimin që vijon, që në 60-vjetorin e themelimit të shtetit të Izraelit duhet të kujtojmë e rikujtojmë faktin që qeveria e Tiranës, megjithëse me një regjim komunist, e mori këtë vendim qysh në vitin 1949. Dhe ky fakt jo vetëm që nuk mund të zhvleftësohet, por duhet të shihet në prapavajtje për të hequr keqkuptimet që e kanë errësuar, qofshin këto tendencioze ose jo.