Doris Pak: Zgjedhjet, test për demokracinë
Deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pak, e cila kryeson një delegacion të europarlamentarëve që vizitoi Kosovën, ka lavdëruar zgjedhjet e djeshme dhe ka shfaqur shpresën se edhe rezultatet e dhe pritjet këtyre zgjedhjeve do të jenë të tilla. "Do të ishte shumë mirë po qe se rezultati dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht ato të serbëve, të jenë të mira, ashtu siç ka qenë edhe vetë organizimi i zgjedhjeve", ka thënë zonja Pak për radion "Europa e Lirë". Eurodeputetja Pak ritheksoi se zgjedhjet e sotme janë një test për funksionimin e demokracisë në Kosovë dhe një mundësi dëshmimi për institucionet kosovare. "Nuk duhet ta mbivlerësojmë këtë, por mendoj se është fakt që Kosova e pavarur duhet të dëshmojë se mund të mbajë zgjedhje dhe për aq sa kemi parë, ato janë organizuar mirë. Madje, edhe në vendvotime sot gjithçka ka shkuar mirë. Nuk kam vërejtje dhe mund të them se këto zgjedhje janë një test i vogël për funksionimin e demokracisë", ka thënë eurodeputetja Doris Pak, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve kosovarë në këto zgjedhje.