E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Edi Rama të lerë mikrofonin dhe të vijë në Parlament”

Deputeti Florioan Mima hedh poshtë mashtrimet e kryebashkiakut të Tiranës, lidhur me Ligjin e Taksave Vendore

Deputeti dhe anëtari i komisionit të ekonomisë dhe financave, Florjon Mima u shpreh dje se Edi Rama nxit qëllimisht konflikt, duke keqkuptuar interpretimin e nismës së qeverisë për taksat vendore.
Mima vuri në dukje se “Partia Demokratike ka  shprehur zotimin e saj edhe gjatë fushatës elektorale, për të ulur ndjeshëm taksat lokale”.
Mima sqaroi se ulja e kufirit të TVSH-së është një keqkuptim i opozitës.
Sipas tij, bizneset do të rimbursohen për taksat që do të shlyejnë, për të shmangur kësisoj evazionin. Ai shtoi gjithashtu se qeveria merr përsipër kompensimin e bashkive dhe komunave pas ndikimeve që do të kenë buxhetet e tyre si pasojë e zbatimit të ligjit të ri për taksat vendore. 
“Nuk bëhet fjalë për mënjanimin apo dëmtimin e bizneseve. Bizneset do të jenë përfitueset më të mëdha. Qeveria garanton kompensimin e njësive vendore pas ndikimeve që do të kenë buxhetet e tyre nga zbatimi i ligjit për taksat”, u shpreh Mima.
Deputeti demokrat vuri në dukje se Edi Rama, kritikon gjithashtu edhe grantet konkurruese që sot janë 9 miliard lekë nga zero që kanë qenë gjatë qeverisjes socialiste. “Grantet konkurruese do të vazhdojnë, pasi e detyrojnë pushtetin lokal që të paraqesin projekte të detajuara. Rama propozoi taksat e ndara, tani u kthye në një braktisës të saj. Rama u tërhoq, nëse ai mendon se kjo temë duhet rihapur duhet të lerë mikrofonin dhe të vijë në parlament”, nënvizoi Florjon Mima.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›