E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Ishte një ditë historike për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, e vlerësoi ditë historike për Kosovën për faktin se dje u zhvilluan zgjedhjet e para pas pavarësimit të vendit. Presidenti Sejdiu, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Nezafete Sejdiu, ka votuar rreth orës 11:00 në qendrën e votimit në gjimnazin "Gjin Gazuli" në Prishtinë. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu theksoi rëndësinë e madhe të ditës së zgjedhjeve, të parat që organizohen pas pavarësimit të vendit dhe shfaqi bindjen për organizimin e mirë të tyre nga institucionet e vendit. "Mund t‘ju them se ishte një ditë historike për Kosovën. Janë zgjedhjet e para pas pavarësimit të vendit. Dëshiroj që sikur që ka qenë fryma e përgjithshme gjatë fushatës paraelektorale e mirë, edhe kjo ditë të përmbyllet mirë. Ka qenë një konkurrencë e mirë e kandidatëve, e partive politike dhe ka qenë një dinamikë shumë e gjallë e pjesëmarrjes së qytetarëve në tubimet që ato kanë organizuar", tha Presidenti Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›