E Diel, 1 Nëntor 2026

Dortmund-i shkatërron Real-in, Lewandowski shënon 4 golat e fitores

sport-fotoRobert Lewandowski ka qenë ylli i mbrëmjes së sotme në përballjen e Real Madridit me Dortmund-in. Kësaj të fundit i dha një fitore të shkëlqyer duke shënuar njëri pas tjetrit katër gola pas aksioneve mbresëlënëse.

Ndërsa reali ka dalë vetëm me një gol të shënuar nga Ronaldo në minutën e 43-të.

Real Madrit- Borussia Dortmund ishte ndeshja e parë gjysmë finale e Champions Leauge.

Sulmuesi polak 24-vjeçar u bë kështu lojtari i parë që shënon katër herë në një mbrëmje në gjysmë-finalet e Champions League.

Shfaqja e pamëshirshme e Dortmund-it ka lënë Real Madridin tashmë me një detyrë shumë të madhe për të arritur në finale në ëembley në maj.

Kjo gjithashtu tregoi më shumë prova të një zhvendosje drejt dominimit gjerman të Evropës, vetëm 24 orë pas Bayern mundi Barcelonën 4-0 në gjysmë-finalen e parë dhe kthimi i rezultatit në ndeshjen e kthimit do të jetë mjaft i vështirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›