Dortmund kërkon 1 miliard euro për Götzen

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka njoftuar se ylli i Borussia Dortmundit Mario Götze është aktualisht shumë i shtrenjtë për gjigantin bavarez.
Kreu i Bayernit ka thënë për mediet gjermane se asnjëherë nuk do të paguajë 40 milionë euro për një futbollist ende të pa afirmuar.
Kurse, drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc ka dërguar një porosi të qartë për klubet e interesuara për Götzen.
“Mario ka kontratë deri në vitin 2014 dhe nuk kemi arsye ta shesim. Por, nëse dikush nesër ofron 1 miliard euro, atëherë do të mendojmë. Më pak se kaq, jo” tha Zorc.