Inter dhe Roma pas Quagliarellas
_801768.jpg)
Fabio Quagliarella sërish spekulohet me largim nga Juventus. Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi italian kërkohet nga rivali Inter që pritet të lirojë dyshen Mauro Zarate dhe Luc Castaignos gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Kurse, Corriere dello Sport ka sugjeruar se ish futbollisti i Napolit mund të jetë objektiv i Romës.
Giallorossët, pas huazimit të Marco Borriellos në Juventus gjatë kësaj jave, do të mbeten edhe pa Pablo Daniel Osvaldon për dy muaj për shkak të një lëndimi. Quagliarella nuk është titullar te Juventus.