E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery, i dëshpëruar nga Reus

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery ka shprehur dëshpërimin e tij për vendimin e sulmuesit të Borussia Monchengladbachut, Marco Reus për transferim në Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni.

Reus kërkohej nga Bayern por Dortmund njoftoi të mërkurën se reprezentuesi gjerman ka nënshkruar kontratë me ta deri në qershor 2017.

“Është vërtetë mëkat. Do të kisha preferuar që ai të na bashkohej këtu në Bayern” tha Ribery për të përditshmen gjermane TZ. Dortmund thuhet se pagoi 17 milionë euro për transferimin e Reusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›