E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri e Xhaka, talentë se jo mahi

Ueb faqja italiane mediaset.it e ka publikuar listën prej 12 talentëve më të mëdhenj të lindur nga viti 1990 e më pas. Në mesin e tyre zënë vend edhe dy futbollistët kosovarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë përfshirë në listën e talentëve më të mëdhenj të futbollistëve të lindur nga viti 1990 e më pas.

Klubet e njohura evropiane si Real Madrid, Barcelona, Chelsea Manchester United dhe City, por edhe të tjerë, janë duke kërkuar futbollistë të rinj dhe të talentuar, të cilët do të mund t’i transferonin gjatë verës që vjen.

Për këtë, ueb faqja italiane mediaset.it e ka publikuar listën prej 12 talentëve më të mëdhenj të kësaj gjenerate, ku zënë vend edhe dy futbollistët kosovarë që kanë nënshtetësi zvicerane.

“Shaqiri është kosovar i natyralizuar në zviceran. Ai luan me këmbën e majtë, por as të djathtën nuk e ka keq. Ai është protagonist i kampanjës së suksesshme të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve. Ishte për një kohë të gjatë në shënjestër të Romës dhe në kohët e fundit ndiqet edhe nga Napoli, por edhe klube tjera evropiane. Ai ka zhvilluar gati 80 ndeshje në kampionatin zviceran, edhe pse ende është vetëm 20 vjeç”, e përshkruan Mediaset mesfushorin e Baselit, Shaqiri, të cilin e vlerëson 5 milionë euro.

“Graniti është vëllai i vogël i Taulantit, edhe ai lojtar i Baselit. Ishte kampion i botës me Kombëtaren zvicerane U-17. Ka shënuar gol në preliminaret e Ligës së Kampionëve dhe është angazhuar shpesh në lojë si të ishte ndonjë ekspert i futbollit. Më 15 nëntor 2011 e ka shënuar golin e parë me Kombëtaren A të Zvicrës”, vazhdon shkrimin Mediaset, që mesfushorin 19 vjeçari Xhaka e vlerëson 6 milionë euro.

Përveç dyshes kosovare, në listën e 12 talentëve të Mediasetit janë edhe: Marc Bareta (Barcelona), Ezequiel Cirigliano, Leandro Gonzalez Pirez, Lucas Ocampos, German Pezzella (River Plate), Patrick Herrmann (Borussia Monchengladbach), JUAN Guilherme Nunes Jesus (Internacional), Geoffrey Kondogbia (Lens), Romulo Borges Monteiro (Vasco da Gama) dhe Matias Vecino (Nacional).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›