Dortmundi: Sahin mund të largohet
Drejtori i Dortmundit, Hans-Joakim Vatze ka pranuar se mesfushori Nuri Sahin mund të largohet pas përfundimit të këtij sezoni. “Ne kemi tentuar ta rinovojmë kontratën e tij. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur ende. Nëse Nuri Sahin merr ofertë nga Real Madridi ose Barcelona, atëherë ai ka çdo të drejtë të flasë me ne për këtë. Më pas ne do të ulemi me të dhe do të bisedojmë”, theksoi Vatze për Bild. Për Nuri Sahin të interesuar besohet të jenë Real Madridi, Interi dhe Milani.