E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, Hemilton thyen dominimin Red Bull

SHKRUAN: Jeton Selimi 18-04-2011 12:49

Strategji e mrekullueshme e pilotit britanik që fiton në garën e tretë të sezonit

Ljuis Hamilton është fituesi i Cmimit të Madh të Kinës duke ndaluar dominimin e Red Bullit në botërorin e Formula 1. Anglezi i McLaren arriti të parakalojë në momentet e fundit të garës gjermanin Sebastian Fetel, gjë e cila i dha triumfin në Shangai dhe 25 pikët e para të sezonit. Kampioni i botës në fuqi, gjermani i Red Bull, u rendit në vendin e dytë. Piloti tjetër i Red Bull, Mark Veber, i nisur nga vendi i 18, ishte protagonisti tjetër në Shangai. Australiani, falë parakalimeve arriti ta mbyllë garën në vendin e 3 duke lënë pas anglezin tjetër të McLaren, Xhenson Baton dhe gjermanin e Mercedes Niko Rosberg.

Ferrari me dy pilotët e saj ka bërë një tjetër garë zhgënjyese. Në Shangai, braziliani Felipe Masa u rendit në vendin e 6, ndërsa direkt pas tij spanjolli Fernando Alonso.

Në zonën e pikëve është futur Mikael Shumaker, rusi Vitali Petrov dhe japonezi Kobajashi. Në klasifikimin e përgjithshëm, Fetel kryeson me 68 pikë, 21 më shumë se Hamilton i vendit të dytë dhe 30 më shumë se Baton. Në klasifikimin për konstruktorë Red Bull mban vendin e parë me 105 pikë, i ndjekur nga McLaren me 85, ndërsa Ferrari është larg tyre me 50 pikë.

Hemilton: Një nga garat e mia më të mira

Ljuis Hemilton kthehet te fitorja. Nuk ndodhte që në Çmimin e Madh të Belgjikës në sezonin e shkuar. “Mund të them se strategjia që zgjodhëm na ndihmoi – tha anglezi i McLaren – gomat e buta kanë funksionuar më mirë, pit stopet ishin fantastikë, makina u soll shumë mirë. Mendova të ruaja gomat dhe bëra një nga garat e mia më të mira, mu desh të bëja shumë parakalime dhe duhet t’i falënderoj të gjithë sepse te McLaren kanë bërë gjithçka për t’u përmirësuar.”

Çmimi i Madh i Kinës

Renditja

1) Ljuis Hamilton Mclaren 1:36:58.226

2) Sebastian Fetel Red Bull 0:05.198

3) Mark Veber Red Bull 0:07.555

4) Xhenzon Baton Mclaren 0:10.000

5) Niko Rosberg Mercedes 0:13.448

6) Felipe Masa Ferrari 0:15.840

7) Fernando Alonso Ferrari 0:30.622

8) Mikael Shumaker Mercedes 0:31.026

9) Vitali Petrov Lotus Renault 0:57.404

10) Kamui Kobajashi Sauber Team 1:03.273

Renditja e Përgjithshme

1) Sebastian Fetel Red Bull 68

2) Ljuis Hamilton Mclaren 47

3) Xhenzon Button Mclaren 38

4) Mark Veber Red Bull 37

6) Felipe Masa Ferrari 24

7) Vitali Petrov Lotus Renault 17

8) Fernando Alonso Ferrari 26

9) Nik Haidfild Lotus Renault 15

10) Niko Rosberg Mercedes 10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›