Leonardo i përgjigjet Maradonës
_923313.jpg)
Leonardo i është përgjigjur Diego Maradonës pasi argjentinasi vuri në dyshim rolin e drejtorit sportiv të Paris Saint-Germainit.
Maradona, aktualisht trajner i Al Wasl në Emiratet e Bashkuara Arabe theksoi se Leonardo ishte dëshmi i përfitimeve dhe e kritikoi atë, por braziliani nuk brengoset.
“Ai ka të drejtë, as unë nuk e kuptoj personalisht por jam i lumtur që futbollisti i dytë ose i tretë më i mirë në histori prapa Peles dhe Messit flet për mua dhe PSG-n” tha Leonardo për L’Equipe.