E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus insiston për Alexin

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 19:00

Përfaqësues të Juventusit do të udhëtojnë drejt Londrës për tu takuar me homologët e tyre nga Chelsea dhe diskutuar rreth mundësisë së transferimit të qendërmbrojtësit brazilian Alex, ka njoftuar tabloidi britanik The Sun.

Juventus thuhet se ka ofruar 8.5 milionë euro për transferimin e Alexit në Torino ndërsa spekulohet se palët mund të bisedojnë edhe për mundësinë e huazimit fillestar të brazilianit te gjiganti italian.

Alex në Chelsea konsiderohet zëvendësues i dyshes së qendërmbrojtësve Terry-Luiz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›