Me “bukë në trastë” drejt profesionizmit

Bledar Kuka
Të gjithë duan të shkojnë tek Tirana. Në fakt, jo vetëm aty, por edhe tek Dinamo nuk do të ishte aspak keq. Nëse kryen një sondazh me ata që fitojnë bukën nga futbolli në Shqipëri, me pyetjen se "në cilin klub dëshironi të luani", dy skuadrat e para në listë do të ishin, pa dyshim, Tirana e Dinamo. Katërshja e donatorëve bardheblu dhe presidenti blu, Besnik Sulaj, janë përgjithësisht të pakritikueshëm. Vonesa? Thuajse të papërfillshme. Korrektesa? Thuajse e plotë. Tek Tirana janë shlyer rrogat deri në dhjetor, madje pragu i vitit të ri i gjeti lojtarët edhe me dy shpërblime (60 000 lekë të reja kishte marrë një prej tyre), ndonëse sipas rregullores së klubit, shpërblime nuk jepen nëse Tirana nuk është në vend të parë (porse jepen të gjitha nëse dilet kampion). Edhe Dinamo nuk është prapa. Për më tepër, thuhet se njëri nga donatorët tiranas, është bërë si "Baba Tereza", sepse për të tregohen histori dhurimesh. Kushdo nga lojtarët që mund të trokasë në derë të tij dhe të ketë një "projekt", pra një histori halli, mund të marrë para. Thuhet se vetëm dy nga bardheblutë nuk kanë marrë para sepse nuk janë kujtuar të bëjnë "projekte". Por, shumëkund ka probleme. Nuk është problemi thjesht nëse ka vonesa në pagesa, problemi nis që tek ndërtimi i marrëdhënieve. Shumëkujt i kujtohet greva e futbollistëve të Apolonisë në dhjetor të 2006-ës. Problemi më i madh aty ishte se ata futbollistë nuk kishin dokumente për të kërkuar atë që e quanin të drejtën e tyre. Në një shkrim të kohëve krejt të fundit të "Korrierit" dilte se edhe klube të Kategorisë Superiore si Besa e Kavajës apo Flamurtari i Vlorës (pa folur për kategoritë më të ulëta), nuk figuronin në zyrat e tatimeve, gjë që tregon se lojtarët janë "në të zezë". Pas kësaj kuptohet se futbollistët janë në dorë të humorit të sponsorëve. Ka nga ata që cudisin botën me parregullsinë e tyre (një lojtar i kombëtares u rrëfye diku se "kam vetëm 800 lekë të vjetra në xhep), ndërsa ka të tjerë që cudisin me shpirtmadhësinë e tyre. Në të dyja rastet, dokumentet nuk janë as në koshin e WC-ve, por ecet me parimin "kështu me ka lindur në zemër". Ky është një profesionizëm i minuar që në themel, pasi lojtarët shqiptarë janë nisur me "bukë në trastë" drejt profesionizmit.