E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e parë në përgatitjen dimërore

Lushnja- Klubi verdhejeshil ka vënë disa piketa në merkaton e Janarit dhe është pranë 3-4 përforcimeve. Lajmin e bëri të ditur sekretari I klubit verdhejeshil Ardian Prifti. "Kemi kontaktuar me mbrojtësin fierak Rajmond Shala. Mbrojtësi fierak Rajmond Shala që është pranë zyrtarizimit te Lushnja, ka luajtur në "Roza Haxhiu" në sezonin 2004-2005
Bylis- Presidenti I Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka prezantuar dje para futbollistëve trajnerin fierak Dhimitër Papuciu. Duke falenderuar punën e trajnerit Vangjel Capo dhe ndihmësit Migjen Skënderi, presindenti Kapllanaj, ka deklaruar se me ardhjen e trajnerit me përvojë Dhimitër Papuciu, Bylisi do të jetë më kompetitiv për fazën e dytë. Skuadra ka shumë mundësi të stërvitet në Mal të Zi, ose në një na qytetet e vendit tonë që ofron kushte optimale.
Luftëtari- Ekipi i futbollit gjirokastrit, Luftëtari, nisi përgatitjet dimërore. Në takimin e parë stërvitor, pati disa mungesa si laciani Doku dhe sarandioti Kola. Ndërsa nga "jabanxhinjtë" ishin portieri Bakaj, mbrojtësi Aliu dhe mesfushori Tace. Nga futbollistët vendas të formacionit të parë, ishin Shalari, Sinani, M. Brahimi, Stoja, Dhima, K. Brahimi, Gaxhaj. Tepelenasi Rustemi u largua nga Luftëtari.
Apolonia- Kokëdhima gati të lërë numrin 1. Në qarqet sportive fierake po flitet për dorëzimin e presidencës së klubit të futbollit Apolonia nga ana e presidentit aktual Kokëdhima në favor të juristit të tij, Endri Puka.
Laci - Skuadra e Lacit startoi me programin e stërvitjeve të cilat ishin të parat për vitin 2008. Fituesit e dy ndeshjeve të fundit me Bylis dhe Apoloninë, u panë mjaft të përkushtuar në minutat që stafi teknik kishte parashikuar në të parën seancë që pas dhjetorit të shkuar. Dy sulmuesit , Andi Shtrepi dhe Eduart Tanushi, me golat e tyre ata rriten efikasitetin pikë ndërsa të dy së bashku realizuan 16 gola
Burreli- Presidentit të matjanëve, Murat Koliqi solli verilindor ka mbërritur pas ftesës së Koliqit futbollistin 21-vjecar Zenel Radaj në "Liri Ballabani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›