E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja, projektohen dy miqësore

Shqipëria mund të zhvillojë dy miqësore përpara fillimi të ndeshjeve zyrtare për eliminatoret e Botërorit 2010, ku më 6 shattor do të përballet në Tiranë me Suedinë. Ndeshja e parë mund të jetë ajo kundër Arabisë Saudite gjatë ditëve të grumbullimit në Turqi, por një tjetër opsion është dhe Greqia, që është kualifikuar për finalet e Euro 2008. E zyrtarizuar është vetëm miqësorja me Azerbajxhanin, në Baku, në muajin mars.
Sot publikohet lista e Antalias. Disa nga klubet në fakt e kanë kundërshtuar grumbullimin e Antalias (14 janar-23 janar). Canaj(Dinamo), Lika (Partizani) dhe Josa (Vllaznia) kanë dalë kundër thërritjes së lojtarëve të tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›