E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Lika: Partizani, forcim “tredimensional”

Bledar Kuka
-Z. Lika, ku do ta zhvillojë Partizani fazën përgatitore dimërore? "Natyrisht, nuk bëhet fjalë për një fazë përgatitore të plotë sepse nuk ka kohë, por kjo është një minifazë, që do ta fillojmë ndoshta në datat 13-14 (janar). Janë disa mundësi, por më konkrete është ajo e Ulqinit në Mal të Zi, ku kemi qenë edhe vjet". -U fol për Greqinë, ndoshta edhe Maqedoninë ... "Jo, jo. Varianti i Greqisë është rrëzuar sepse vetë presidenti (Xhani) shkoi atje dhe pa kushtet, për të cilat nuk ra dakord. Në Maqedoni është tepër ftohtë, ndërsa në Ulqin është më butë. Megjithatë nuk është vendosur ende asgjë, do të grumbullohen ekipet kombëtare të cilët mund të na marrin ndonjë lojtar, ndaj presim para se të vendosim". -A mos do të shkoni në Antalia, apo mund të mbeteni në Shqipëri? "Jo. Antalia është e përjashtuar, por edhe në Shqipëri, e them me siguri, se nuk do të qëndrojmë". -Dicka lidhur me përforcimet. Mediat shkruajnë se kërkoni Daniel Xhafajn e Tiranës? "(ngutet të ndërpresë) Unë nuk kam folur kurrë për këtë lojtar. Nuk është problemi se nuk e pëlqej, sepse një sulmues si Xhafaj është i mirëpritur tek Partizani, por ai është nën kontratë tek Tirana, ashtu si edhe ndonjë lojtar tjetër dhe unë nuk e kam zakon të flas për emra që janë në status të tillë. Të tjerëve nuk do t'u vinte mirë nga kjo, ashtu si edhe mua nuk do të më vinte mirë nëse të tjerët do të flisnin për emra që janë nën kontratë me Partizanin. Mendoj se duhet më shumë seriozitet në këtë drejtim. Natyrisht, ne kemi mendimet tona për ndonjë përforcim të mundshëm, ndonëse edhe kështu jemi të fortë". -Keni nevojë më shumë të forcoheni në sulm, apo në ndonjë repart tjetër? "Partizani ka nevojë të përforcohet në cdo repart, me përjashtim të portës, të cilën e kemi të sigurt, sic jam shprehur edhe në ndonjë rast tjetër".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›