Doshi fiton 66 mijë dollarë nga qiraja në Australi
Deputeti
Deputeti më i pasur i Parlamentit shqiptar, socialisti Tom Doshi, ka vijuar ta rrisë pasurinë e tij edhe për vitin 2009. Kështu, në deklaratën e pasurisë të dorëzuar pranë ILDKP-së, Doshi deklaron se përveç pagës së tij si deputet prej 1.301.435 lekësh, ka arritur të përfitojë edhe një shumë prej rreth 4 mijë euro nga kësti i dytë i shitjes së kompanisë së prodhimeve farmaceutike. Nga ana tjetër, Doshi raporton se ai ka përfituar edhe 66 mijë dollarë australianë, nga të ardhurat e qirasë së një ndërtimi në Australi. Po kështu, Doshi deklaron edhe pagën e bashkëshortes së tij, e cila në vitin e kaluar ka arritur të përfitojë 5.294.562. lekë nga administrimi i një shoqërie farmaceutike.
#