E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi dhe Patozi, të ardhura vetëm nga pagat

Krerët e grupeve të PS-së dhe PD-së

Dy kryetarët e grupeve parlamentare të partive kryesore Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste janë treguar të kursyer në shpjegimin e situatës së tyre financiare për vitin 2009. Astrit Patozi i PD-së dhe Gramoz Ruçi i PS-së raportojnë për ILDKP-në se të ardhurat e tyre, janë vetëm ato që përfitojnë nga paga e deputetit. Për sa u përket veprimeve financiare të vitit të kaluar, Patozi thekson se në llogarinë e tij bankare janë shtuar 1.086.308 lekë, si pasojë e kursimeve nga të ardhurat vjetore si deputet, me një shifër totale prej 2.285.969 gjatë vitit të kaluar në bazë të pagës së tij, dietave dhe shpërblimeve. Nga ana tjetër, kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, nuk raporton asnjë veprim financiar për vitin 2009, por shkurt shpjegon se nga viti i kaluar ka përfituar një shumë prej 1.443.840 lekësh si pasojë e pagës si deputet dhe pjesëmarrjes në komisionet parlamentare.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›