Kontrabanda e viçave, tre të tjerë në pranga
Kukës
Policia e Kukësit ka ndaluar dje dy persona që transportonin me kamionët e tyre dhjetëra viça drejt Tiranës. Njëri prej të arrestuarve kalonte nga mbikalimi i Kalimashit. Gjatë muajit qershor 2010, për të njëjtën akuzë janë ndaluar 5 persona, janë sekuestruar dhjetëra krerë viça si dhe janë bllokuar 7 automjete të transportit të mallit. Burimet tregojnë se një pjesë e viçave të futur kontrabandë në tregun e Shqipërisë rezultojnë se vijnë nga Serbia dhe Vojvodina dhe mendohet të ketë një rrjet të organizuar të kontrabandës së gjësë së gjallë në linjën Serbi-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri.
#