E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja Si u veprua nga Gjykata e Lartë Ushtarake

Autori i Lajmit: Red.
Akuza e prokurorit ushtarak
1. Janë vënë në shërbim të spiunazheve të huaja imperialiste.
2. Janë bërë anëtarë të një organizate terroriste
3. Kanë propaganduar për të rrëzuar me dhunë pushtetin popullor dhe kanë hedhur parulla pro shpërthimit të një lufte të re nga ana e imperialistëve.
Në dosjet e Gjykatës së Lartë së Republikës së Shqipërisë gjejmë vendimin nr.64 datë 27.02.1951 me këtë përmbajtje:
Gjykata e Lartë Ushtarake e përbërë nga:
Kryetar: N/kolonel – Shuaip Panariti;
anëtar: Kapiten I – Vangjel Kocani;
anëtar: Kapiten Nonda Papuli;
anëtar dhe sekretar gjyqi: Hidai Bejo,
pasi konstatoi se të 22 të pandehurit janë armiq të betuar të popullit e të pushtetit popullor, vendosi në bazë të ligjit 373 datë 11.12. 1946 dënimin e tyre më vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtës civile të përhershme dhe konfiskimin e së luajtshme e të paluajtshme.
Ky vendim është i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm menjëherë.
Firmosur nga kyetari Shuaip Panariti dhe anëtari Vangjel
Ky lajm është publikuar: 22/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›