E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkeologët: Kërkimet e para s'dëshmojnë gjurmë varrezash

 
Ditën e parë të inspektimit grupi i specialistëve vë në pikëpyetje pretendimin e klerikëve për varrezën 600-vjeçare
 
Korçë- Vihet në pikëpyetje e vërteta e eshtrave të klerikëve ortodoksë dhe ekzistencëssë një varreze vetëm pak metra larg Mitrpopolisë në këtë qytet. Ndonëse herët të flitet në mënyrë të prerë, kërkimet e para të grupit të specialistëve, arkeologë në këtë zonë kanë treguar se nuk kemi të bëjmë me një varrezë. «Gjurmët e varrezave të hershme në këtë zonë mungojnë. Kërkimet deri tani nuk na kanë çuar në gjurmë të varrezave»- bën të ditur Lorenc Glozheni drejtori i Muzeu të Artit Mesjetar në Korçë.
Ndërkohë, që punimet e investimit prej 50 milion lekësh, nuk janë penguar në pjesën tjetër të territorit të shkollës, 9-vjeçare «Sevasti Qiriazi», për sistemimin e sheshit, specialistë të arkeologjisë dhe historisë, nga verifikiminë vendqë kryen paraditen e djeshme kanë bërë të ditur se nuk shohin shenja të dukshme të ndonjë varreze masive dhe për më tepër, sipas riteve dhe ligjeve të kishës ortodokse. Skëndër Aliu, arkeolog, pjesë e grupit që po bën kërkimet ka pohuar se nuk vihen re varre njerëzish, apo vende të caktuara të quajtura "qimitire",ku mbahen eshtrat e të vdekurve sipas riteve fetare ortodokse. Sipas tij, edhe në raste të tjera të ndërtimeve që janë kryer në qytet, janë kryer kërkime për të mos dëmtuar ekzistencën e vendbanimeve të dikurshme, të objekteve dhe elementëve, të cilat mund të jenë me interes arkeologjik dhe të vlefshme për trashëgiminë kulturore dhe historike dhe e njëjti kujdes është duke u treguar edhe ndaj këtyre pretendimeve. Në vendin ku pretendohet se kanë ekzistuar varret e klerikëve janë kryer inspektime nga afër nga specialistët e lart përmendur, të cilët kanë kontrolluar gjithashtu profilet, në një gjatësi prej afro 15 metrash dhe në një thellësi të përafërt me 2 metra, në vendin ku pak ditë më parë u zbuluan eshtrat. «Në asnjë vend në këtë profil gjatësor, nuk kemi gjetur mbetje skeletore të paktën në këtë thellësi, ndërkohë që do të kryhen për disa ditë dhe gërmime të tjera për të vërtetuar nëse pretendimi i Mitropolisë është i vërtetë ose jo»- ka bërë të ditur Glozheni. Nga deklarimet e ditës së parë të këtyre kërkimeve mësohet se në ambientin që kisha ka pretendime pronësie dhe jo vetëm, nuk rezulton të ketë pasur ndonjë varreze, ndërkohë që pretendohet që aty të gjenden eshtrat e rreth 100 dhespotëve dhe episkopëve të kishës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›