E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Basha”. Prokuroria humb “betejën” e dytë në Fakt, por do ta apelojë vendimin

Gjyqtarja Hajdari pranon dy kërkesat e ministrit Lulzim Basha. Vendimi vë në pikëpyetje vlefshmërinë e aktit që shpalli ministrin të pandehur

Laureta Rryçi

Tiranë - Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Tiranës e ka futur në një tjetër qorrsokak ligjor fatin e dosjes “Durrës-Kukës”. Ndërsa dosja me të pandehur ministrin Lulzim Basha ka mbërritur për gjykim në Gjykatën e Lartë, prokurorët e çështjes i kanë humbur “dy beteja” në Shkallën e Parë të Gjyqësorit. Gjykata e Tiranës e shpalli të pavlefshme kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për fletëthirrjen ndaj ministrit Lulzim Basha. Gjyqtarja Fatmira Hajdari pranoi dje kërkesën e avokatit të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha për shpalljen tw pavlefshme të fletëthirrjes së Prokurorisë ndaj ministrit më datën 24 nëntor të këtij viti si dhe komunikimit të akuzës nëpërmjet postës. Pretendimi se dy aktet e prokurorisë kishin shkelje ligjore u morën parasysh nga ana e Gjykatës së Tiranës. Mbrojtja e Bashës pretendoi për parregullsi nw procedurën e thirrjes së klientit të tij si tw pandehur nw prokurori. Për këtë u paraqit një padi kundër Prokurorisë në Gjykatën e Tiranës. Basha paditi Prokurorinë për “veprime flagrante të Prokurorisë në kundërshtim me ligjin që përmbajnë aktet procedurale të njoftimit, bazuar në Nenin 130, Pika 3 e Kodit të Procedurës Penale".
Pretendimet
Dy janë shkresat që avokati mbrojtës i Lulzim Bashës i vlerësoi si shkelje flagrante të ligjit. Sipas avokatit Zef Nikaj bwhet e ditur se sipas letërthirrjes klientit të tij i kërkohej që të paraqitej në prokurori më datën 27 nëntor, nw orwn 14, si dhe kërkohej të pyetej në cilësinë e të pandehurit. "Të dyja këto kërkesa të Prokurorisë së Përgjithshme, si institucion që hetoi çështjen konkrete, janë shkelje ligjore, sepse, klienti im në cilësinë e personit nën hetim nuk mund të detyrohet të paraqitet në Prokurori për të kryer ndonjë veprim procedural, përveçse kur ai e sheh të arsyeshme që me dëshirë të kryejë diçka të tillë", - sqaroi mbrojtja.
Vendimi
Ndërsa avokati paraqiti pretendimet e tij, përfaqësuesi i akuzës, prokurori Arben Kraja, vetëm sa përsëriste herë pas here se gjyqtarja duhet të shpallte moskompetencën. Gjyqtarja sqaroi se kërkesat e Bashës ishin të bazuara në ligj për shkak se Prokuroria nuk duhej të kishte bërë asnjë veprim pas vendimit që ka dhënë gjyqtari Sokol Tona për moszgjatjen e afateve të hetimit. Pas këtij vendimi, prokurori Kraja u shpreh se do ta apelojë këtë vendim.
Dosja
Dosja e ministrit në detyrë Lulzim Basha ndodhet aktualisht në Gjykatën e Lartë. Ai akuzohet në cilësinë e ministrit të Transporteve se ka abuzuar me detyrën, ka shpërdoruar fondet për rrugën Durrës-Kukës-Morinë si dhe për pabarazi në tendera. Prokurori Arben Kraja në dosjen për Bashën akuzon se dëmi i shkaktuar nga shkeljet e lartpërmendura kap shifrat e 232 milionë eurove.

16 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›