E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja rrëzon kërkesën e opozitës për të shtyrë ligjin për Prokurorinë



Deputetët e PD-së rrëzuan dje kërkesën e kryetares së Grupit Parlamentar të PS-së për të hequr nga kalendari i punimeve miratimin në datën 28 dhjetor të ligjit për Prokurorinë. Valentina Leskaj, gjatë fjalës së saj, vërejti se koha e lënë në dispozicion të Kuvendit për të shqyrtuar ligjin për Prokurorinë nuk mjafton, ndaj dhe kërkoi shtyrjen e tij. “Ju keni futur në kalendar projektligjin për Prokurorinë. E keni parashikuar për shqyrtim në datën 28 dhjetor. Projektligji për Prokurorinë i bie të ketë vetëm 1 javë kohë për t’u diskutuar në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që deputetët nuk e kanë marrë ende në duar draftin. Ne nuk jemi dakord që të futet në kalendar për datën 28 dhjetor. Është kohë shumë e shkurtër. Duhet të ketë kohë për ekspertizë dhe për t’u diskutuar me grupet e interesit”, - është shprehur Leskaj. Ndërsa nga maxhoranca fjalën e mori deputeti Dashnor Sula, i cili është dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve. Sula tha se relator për këtë projektligj është zgjedhur deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj dhe se gjatë javës së ardhshme Komisioni i Ligjeve do të diskutojë mbledhje dhe seanca dëgjimore dhe me grupet e interesit. Ai tha se koha për shqyrtimin e projektligjit për Prokurorinë është e mjaftueshme. Më pas propozimi i Leskajt u hodh në votim dhe u rrëzua pasi PD-ja votoi pro shqyrtimit të tij në datën 28 dhjetor.

16 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›