E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e tokës, mbledh shkenctarët

15/03/2005  KONFERENCA

Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me atë Zviceriane po organizojnë konferencënë ndërkombëare “Bilanci i elementeve si një tregues për një manxhim afatgjatë të tokës bujqësore. Kjo konferencë i paraprin Kongresit të 18 Botëror të Tokës që do të mbahet në Filadelfia të SHBA-së në korrik të vitit 2006. Konferenca që nisi dje dhe do të vazhdojë katër ditë organizohet me inisiativën e Divizionit 4 të Bashkimit Ndërkombëtar të Shkencës së Tokës dhe Universitetit Politeknik Federal të Zyrihut, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Mjedisit në Zvicër dhe këto dy ministri analoge në Shqipëri. Një konferencë e këtij niveli organizohet në vendin tonë për të sensibilizuar opinjonin shkencor dhe atë ligjvënës për rëndësinë që ka mbrojtja e tokës dhe e ambientit në një bujqësi të qëndrueshme dhe aftgjatë. Të pranishëmishin specialistë, shkenctarë të tokës, agronomë, inxhnjerë pyjesh, inxhinjerë të mjedisit,ligjvënës,përfaqësues të Universiteteve dhe Institucioneve shkencore nënivel ndërkombëtar. Për organizimin e këtij evenimenti shkencor është llogarirur një kosto totale prej 90 000 euro, nga cilat 40 mijë euro i jep qeveria Zviceriane, 5 milionë lekë Qeveria shqiptare, 5 000 euro Dvizioni i katërt i Bashkimit Ndërkomëbtar të Shkencave të Tokës dhe diferenca prej 5 000 euro është menduar të përballohet nga USAID dhe CE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›