E Diel, 1 Nëntor 2026

Stabilak, që qumështi të mos prishet

15/03/2005  Nisi dje prezantimi i një metode të re që quhet stabilak, me anë të së cilës synohet ruajtja dhe cilësia e qumështit të sapo mjelë, duke evituar problemet e prishjes së tij për shkak të mungesës së energjisë elektrike, problemet e transportit të papërshtatshëm dhe infrastrukturës së varfër të rrugëve.

Iniciativa vjen nga zyra IDEASS pranë UNOPS-it (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Akademinë e Shkencave.

STABILAK është një produkt natyror, i padëmshëm për shëndetin, që aktivizon një sistem të mbrojtësve natyrorë që është i pranishëm në qumësht, i cili quhet Sistemi I Laktoperoksidazës (LPS). Ky produkt (që prodhohet në paketa të vogla) e ruan qumështin e papërpunuar pa u prishur nga 8 deri në 24 orë pas mjeljes, në temperatura që variojnë nga 20 deri 34 gradë celsius. Produkti kushton më pak se 2% e çmimit mesatar të një litri qumësht dhe kostoja e tij është përgjithësisht më e ulët se kostoja e ftohjes së qumështit. Kjo metodë e re është shpikur nga inxhinieri kuban, Prof. Ponce Ceballo, anëtar i Qendrës Kombëtare të Shëndetit Bujqësor të Havanës, i cili ka mbërritur sot në Tiranë së bashku me një Presidentin e Programit të FAO-s për Laktoperoksidazës, Ing. Luis Clerge Fabra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›