Dosja “Durrës-Kukës 2”, shpallen të pafajshëm 5 zyrtarët
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Dosja “Durrës-Kukës”
Një grup më i “vogël” i akuzuar për shkelje të barazisë në tender në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, janë shpallur të pafajshëm dje nga Gjykata e Tiranës. Dje është dhënë vendimi për pesë zyrtarë të Drejtorisë së Rrugëve, të cilët u kapën me shkelje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe më pas u hetuan nga prokuroria. Skënder Çota, zv.drejtor i Drejtorisë së Rrugëve, Mimoza Prushi, Natasha Saliaj, Niko Mihali dhe Petraq Duka, punonjës të Drejtorisë së Rrugëve në Ministrinë e Transporteve u shpallën të pafajshëm nga gjykata, ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin me 10 milionë lekë. Ata u dërguan të pandehur në gjykatë pas hetimeve të prokurorisë mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Dosja penale nr. 2183, e cila bën fjalë për një dëm të shkaktuar shtetit në vlerën e 55 milionë lekëve dhe u dorëzua në Gjykatën e Tiranës më 6 nëntor 2008. Abuzimi ka ndodhur për pjesën që i takon segmentit Rrëshen-Kalimash-Morinë. Organi i akuzës konfirmoi se dosja penale u regjistrua në hetim në janar 2008, pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Kontrolli
Me një raport të veçantë kontrolli për Drejtorinë e Rrugëve në Ministrinë e Transporteve, inspektorët e KLSH-së kanë konstatuar se abuzimi në vlerën e llogaritur 57 milionë lekë është kryer me shkelje në fushën e tatim-taksave, konkretisht nga mosmbajtja e ndalesave të tatimit mbi të ardhurat për projektuesin e segmentit Rrëshen-Kalimash-Morinë". Prokuroria e Tiranës, e cila ka hetuar këtë çështje të ndarë nga dosja tjetër, që ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme, tha se pas kontrolleve të KLSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në Tiranë, ka marrë 2 kallëzime penale. "Në këto kallëzime janë përfshirë 5 persona, për të cilët është kërkuar të hetohen për veprën penale "shpërdorim detyre", me pasojë një dëm ekonomik prej rreth 55 milionë lekësh shkaktuar shtetit", thuhet në materialin e KLSH-së. Ndërkaq gjatë hetimeve të saj, prokuroria e ka ndryshuar kualifikimin e akuzës për pesë të pandehurit, duke i akuzuar ata për "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë".
Hetimi
Nga të dhënat e hetimit, mësohet se veprimet e pesë zyrtarëve të Rrugëve për të cilat ata u akuzuan, janë kryer në periudhën kohore 1 janar 2005 deri më 31 dhjetor 2006. Një fakt i tillë u zbulua nga shqyrtimi i dokumenteve të firmosura prej tyre, ku është vënë re edhe data e secilës shkresë. Sipas grupit të hetimit, pesë zyrtarët kanë konsumuar elementet e veprës penale në veprimet, që kanë kryer gjatë detyrës së tyre, me rastin e ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash-Morinë, pjesë e rrugës Durrës-Kukës, më saktë loti i tretë i kësaj vepre gjigante. Prokuroria tha se 55 milionë lekë është shuma financiare, që të akuzuarit duhej të kishin mbajtur në vlerën e tatimit mbi fitimin nga firma e kontraktuar. Sipas Prokurorisë, subjekti është favorizuar në këtë mënyrë jo vetëm pasi është shpallur fitues, por edhe në fazën e konkurrimit, duke shkelur kështu barazinë e pjesëmarrësve në këtë fazë kualifikuese.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2009