E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ ndreq gabimet, vota plus për Partinë Demokratike

Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë një numër parregullsish në rezultatet e veta paraprake. Fillimisht të dhënat nga Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve kanë mbërritur në KQZ në mënyrë elektronike, por tani që janë dorëzuar tabelat përfundimtare përmbledhëse, shihet se ka mospërputhje. KQZ vazhdon të korrigjojë rezultatet që ka publikuar deri dje. Nga të dhënat shihet qartë se një numër i konsiderueshëm votash do të shkojnë për Partinë Demokratike, vota këto, që deri tani janë deklaruar si të Partisë Demokracia e Re Evropiane në disa qarqe të vendit. Kurse sipas këtyre rezultateve në qarkun e Durrësit, në QV 1430/1 të KZAZ nr. 8, 168 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane po ashtu edhe në qarkun e Elbasanit, në QV 2303 të KZAZ nr. 12, ku 237 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane. Po sipas të dhënave të korrigjuara të KQZ-së, në qarkun e Kukësit, në QV 0502 të KZAZ nr. 36, 75 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane, po ashtu dhe 250 vota QV 0847 të KZAZ nr. 39 në qarkun e Lezhës. Po në këtë qark, po në QV 0707 të KZAZ nr. 37, 150 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, ndërkohë që rezultati elektoral prej 2 votash i Partisë Demokracia e Re Evropiane i është regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokratike. Partia Demokracia e Re Evropiane ka marrë dhe 183 vota të PD-së në në qarkun e Shkodrës, në QV 0280 të KZAZ nr. 40 dhe 148 vota në qarkun e Tiranës, në QV 1955/1 të KZAZ nr. 53, ndërsa në qarkun e Vlorës, në QV 4451 të KZAZ 61, PD-së i janë marrë nga PDRE 59 vota. Një numër tjetër gabimesh në regjistrimin e rezultateve të KQZ-së, me vlera më të vogla votash, paraqiten për QV 3262 të KZAZ Nr. 24 të qarkut të Fierit, për QV 4338 të KZAZ Nr. 25 të qarkut të Gjirokastrës, për QV 3846 të KZAZ 29 në qarkun e Korçës, apo për QV 1673 të KZAZ 58 në qarkun e Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›