E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Miss Shqipëria 2009”Ja vajzat me kurorë

Autori i Lajmit: red.
"Miss Shqipëria 2009” ka një emër të ri. Almeida Abazi, mbretëresha e bukurisë e vitit që shkoi është detyruar që ta dorëzojë kurorën e mbretëreshës së bukurisë, që e mbajti prej një viti. Por, veç saj vajza të tjera kanë dorëzuar kurorat bukurosheve më të reja, që janë kurorëzuar këtë herë me çmime të ndryshme. Ndërsa Abazi ka dorëzuar kurorën e mbretëreshës, Roberta Gjoka është vlerësuar si vajza me buzëqeshjen më të bukur ndër të gjitha bukuroshet pjesëmarrëse, 18 vjeçarja Xhulia Bejo mori vlerësimin si vajza më fotozhenike, ndërsa Eldiona Xhanaj që mbante numrin 20, tashmë mban kurorën e Miss Turizmit. 16 vjeçarja Jehona Krasniqi vlerësohet si Miss Eleganca, ndërsa kurorën e Miss Inteligjencës do ta rrëmbente bukuroshja nga Tirana Borana Kalemi. Por, deri në zgjedhjen e Miss Shqipërisë, pati disa surpriza. Përshëndetje speciale nga grupi “Elita 5” shoqëruan këtë mbrëmjeje të kurorëzimit të mbretëreshës shqiptare. Këtë mbrëmje dhe panoramën e vajzave më të bukura shqiptare do të zgjidhte edhe Afërdita Dreshaj për të prezantuar këngën e saj të re. Vdekja e yllit të Pop-it Michael Jakson nuk do të dilte nga vëmendja e Petri Bozos, ku në këtë natë spektakli do t i linte hapësirë trupës së baletit të performonte disa pjesë koreografike dedikuar yllit të Pop-it, sigurisht nën ritmet e këngëve të tij.

Sfilata
E parashikuar që të mbahej më 27 qershor, “Miss Shqipëria 2009” me producent Petri Bozon, u shty për t u zhvilluar mbrëmë, më 1 korrik. Sipas informacioneve zyrtare, 31 vajza u seleksionuan për këtë natë nga 250 vajza të prezantuara, të cilat konkurruan me njëra-tjetrën për çmimin “Miss Shqipëria 2009”, i cili mbahej nga Almeida Abazi. Spektakli u zhvillua pranë Torrës mesjetare të të Durrësit, ndërsa u rrezikua për shkak të reshjeve të shumta. Megjithatë, producenti Petri Bozo ia doli mbanë. Vajzat sfiluan me elegancë te Torra pranë shëtitores "Taulantia" të qytetit bregdetar, e cila shërbeu si sfond e si skenë e spektaklit, të ideuar dhe realizuar nga Studio “Rebus”. Ndërkaq, në marrëveshje me bashkinë e Durrësit dhe sektorin e qarkullimit rrugor në drejtorinë e policisë së qarkut gjatë për dy ditë u kufizua lëvizja e automjeteve dhe kalimtarëve në këtë pjesë të qytetit.
Shëtitjet historike
Konkursi alternativ i bukurisë shqiptare Mis Albania, ka nisur të organizohet në vitin 1998 dhe që nga viti 2000 ka "shëtitur" në qendrat historike dhe arkeologjike të Butrintit, Rozafës, Apollonisë, Kalasë së Lëkurësit, Beratit, Elbasanit dhe Kaninës si dhe memorialit të Skënderbeut në Lezhë. Sipas producentit Bozo, ky është edicioni i 11-të i konkursit dhe vjen në Durrës një vit pasi është zhvilluar në sfondin e Kalasë së Prezës (Tiranë). Bozo shtoi se 31 konkurrentet janë përzgjedhur mes 250 pretendenteve shqiptare, me banim jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. “Seleksionimi i kujdesshëm ka sjellë këtë edicion më shumë vajza nga qytetet veriore të vendit dhe një pjesë e madhe e tyre janë studente në universitete të ndryshme”, u shpreh Bozo. Vajzat konkurrente, të cilat që prej dy javësh ndodheshin në Durrës, kanë zhvilluar provat me koreografen Kozeta Bakiu, ndërsa bashkëpunëtorë të tjerë kanë qenë, stilistja Anila Zajmi, drejtori i fotografisë, Lulzim Tufa dhe skenaristja Alda Bida.

Miss Fotozhenia Xhulia Bejo
Mosha: 18
Gjatësia: 168
Vendlindja: Tiranë

Miss Buzëqeshja Roberta Gjoka
Mosha: 18
Gjatësia: 174
Vendlindja: Lezhë

Miss Turizmi Eldiona Xhanaj
Mosha: 22
Gjatësia: 182
Vendlindja: Shkodër

Fioralba Gjini
Mosha: 17
Gjatësia: 174
Vendlindja: Rrëshen

Arieta Drejtova
Mosha: 20
Gjatësia: 168
Vendlindja: Bajram Curri

Desara Zilia
Mosha: 18
Gjatësia: 172
Vendlindja: Tiranë

Ertemiona Mejdani
Mosha: 18
Gjatësia: 177
Vendlindja: Korçë

Elona Kishta
Mosha: 16
Gjatësia: 173
Vendlindja: Sarandë

Ina Sinco
Mosha: 17
Gjatësia: 180
Vendlindja: Elbasani

Kamela Terova
Mosha: 18
Gjatësia: 169
Vendlindja: Pogradec

Ledia Tafani
Mosha: 19
Gjatësia: 170
Vendlindja: Librazhd

Borana Kalemi
Mosha: 18
Gjatësia: 172
Vendlindja: Tiranë

Sandra Dervishi
Mosha: 17
Gjatësia: 179
Vendlindja: Pogradec

Elodi Hasani
Mosha: 17
Gjatësia: 179
Vendlindja: Tiranë

Floralba Sufaj
Mosha: 16
Gjatësia: 183
Vendlindja: Burrel

Megi Goga
Mosha: 18
Gjatësia: 182
Vendlindja: Tiranë

Anisa Muça
Mosha: 17
Gjatësia: 173
Vendlindja: Librazhd

Izabela Gjergji
Mosha: 17
Gjatësia: 173
Vendlindja: Laç

Lolita Ndoci
Mosha: 16
Gjatësia: 170
Vendlindja: Laç

Jehona Krasniqi
Mosha: 16
Gjatësia: 168
Vendlindja: Zvicër

Fioralba Topollaj
Mosha: 18
Gjatësia: 172
Vendlindja: Gramsh

Elona Ndregjoni
Mosha: 17
Gjatësia: 169
Vendlindja: Tiranë

Geralda Mazniku
Mosha: 19
Gjatësia: 170
Vendlindja: Durrës

Rita Ukaj
Mosha: 19
Gjatësia: 171
Vendlindja: Pukë

Ersida Gremi
Mosha: 19
Gjatësia: 169
Vendlindja: Berat

Françeska Malaj
Mosha: 16
Gjatësia: 176
Vendlindja: Tiranë

Marsida Shkurta
Mosha: 17
Gjatësia: 174
Vendlindja: Durrës

Violeta Lolgjuraj
Mosha: 18
Gjatësia: 177
Vendlindja: Tuz, Mali i Zi

Jona Gjoni
Mosha: 17
Gjatësia: 177
Vendlindja: Tiranë

Rovena Domi
Mosha: 21
Gjatësia: 172
Vendlindja: Durrës

Arbora Rrecaj
Mosha: 17
Gjatësia: 177
Vendlindja: Mitrovicë, Kosovë

Ky lajm është publikuar: 02/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›