Zgjedhjet, PD: Rama gënjeu diplomatët për probleme
PD akuzon kreun e socialistëve Rama se ka gënjyer përfaqësitë diplomatike dhe shqiptarët për gjoja probleme me zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas numrit dy të demokratëve synimi i Ramës ka qenë fshehja e humbjes së zgjedhjeve
TIRANE- Partia Demokratike akuzon kreun e Socialistëve Edi Rama se ka gënjyer kancelaritë diplomatike dhe shqiptarët gjithashtu për gjoja probleme të rëndësishme me zgjedhjet e 28 qershorit sidomos në Berat. Në një komunikim me mediat numri dy i demokratëve Astrit Patozi, tha se pretendimi para diplomatëve i Ramës se disponon kaseta që paraqesin problemet në Berat është veç përpjekje e tij për të gënjyer se ai vetë, pra Rama nuk i ka humbur zgjedhjet e 28 qershorit.
“PS i ka kërkuar KQZ-së që ti vërë në dispozicion kasetat filmike të Beratit dhe ky i fundit i është përgjigjur me shumë korrektesë. Pasi ka marrë disa prej tyre deri më datën 10 korrik ku nuk ka gjetur asnjë fije ku të kapej, pasi gjithçka ka qenë konform ligjit Rama ka hequr dorë dhe nuk i ka dërguar më njerëzit e tij për të tërhequr kasetat e tjera. Një politikan normal ku shpresa e tij nuk mund të prodhohen minimumi që mund të bënte do të ishte ndërprerja e akuzave dhe sulmeve për institucionet”- u shpreh Patzoi në konferencën për shtyp.
Më tej Patozi shtoi se “Ai vijojë me më shumë forcë të thërrasë për mandate të grabitura, si dhe të mbushë përfaqësi diplomatike me thashethemin se gjoja disponon pamje filmike me probleme të zgjedhjeve në Berat. Këto fakte të reja që ne publikojnë sot tregojnë qarte se fushata e tij e pareshtur e shpifjeve pazgjedhure është thjeshtë justifikimi i dëshpëruar i fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia për humbjen e PS-së nga këto zgjedhje”- u shpreh Patozi.
Sipas një letërkëmbimi që Patozi ka paraqitur për mediat rezulton se Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ti vërë në dispozicion kasetat filmike të zgjedhjeve të 28 qershorit në Berat. Sipas letërkëmbimit Komision Qendror i Zgjedhjeve rezulton se më datën 17 korrik i ka kërkuar PS-së për ti marrë këto kaseta pasi sipas shkresës rezulton se nuk është paraqitur askush nga Partia Socialiste për ti marrë ato.
(a.r/news24/balkanweb)