E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim për kufirin: Stop burokracive

Procedurat në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me vende të tjera janë më të gjata dhe burokratike. Për ti dhënë fund një problematike të tillë, kreu i qeverisë mblodhi ministrat Nishani e Olldashi si dhe drejtues të tjerë të doganës e Policisë. 

TIRANE- Në pikën e sezonit turistik dhe për rrjedhojë një fluksi të madh në pikat e kalimit kufitarë, kryeministri Berisha kërkon lehtësimin e burokracive në të gjitha pikat e kalimit pa cenuar sigurinë. Në një takim me drejtues të lartë të institucioneve që kanë lidhje me kufirin numri një i qeverisë kërkoi masa konkrete duke nisur me një bashkëpunim tha ai me të gjitha agjencitë e kontrollit të tyre.

“Jemi të detyruar të përpiqemi të ofrojmë shërbimin më të mirë pa cenuar kushtet e sigurisë. Ju thirra që të gjykojmë dhe të dalim me një vendim, në rast se është e nevojshme me një vendim qeverie, ose me një marrëveshje të përbashkët midis të gjitha agjencive, që ushtrojnë kontroll në pikat e kalimit të kufirit.”- u shpreh kryeministri Berisha.

Duke vlerësuar sistemin e kontrollit në pikat doganore të Morinës dhe Muriqanit, Kryeministri kërkoi që të ndiqen të njëjtat praktika edhe në pika të tjera, duke lehtësuar sa më shumë të jetë e mundur fluksin e të ardhurve në këto ditë sezoni turistik.

Kryeministri kërkoi nga ministrat e pranishëm Nishani dhe Olldashi ndjekjen e shembullit të vendeve të tjera, të cilat ofrojnë praktika të standardeve të larta bashkëkohore, në kontrollin e kufijve.

Qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj jo rrallë herë përplasen me metoda burokratike në kalimin e kufirit si në hyrje dhe në dalje nga Shqipëria. Por në kushtet aktuale të ekzistencës së virusit A/H1N1 ose i njohur ndryshe si gripi i derrit ky kontroll shihet si domosdoshmëri sidomos nga autoritete e shëndetësisë. Nuk dihet nëse kërkesa e kryeministrit për të eliminuar këto burokraci në kufi do të cënojë apo jo masat e marra në mbajtën nën kontroll të këtij virusi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›