E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roskovec, vidhet teli përcjellës, 18 orë pa drita

Vjedhja e 1100 metrave kabëll bakri ka bërë që qyteza e Roskovecit prej 18 orësh të mos furnizohet me energji elektrike e me ujë të pijshëm. Kompania që duhet të riparojë linjën ka shfaqur një interes të ulet për zgjidhjen e situatës. 

FIER- Rreth 9 mijë banorë të qytezës së Roskovecit në Fier prej 18 orësh po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Shkak për këtë është bërë vjedhja e 1100 metrave kabull bakri e linjës 10 KË në orët e vona të natës, në linjën që furnizon qytezën e Roskvecit. Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të përsëritur disa herë në vend. Rasti në fjalë është denoncuar edhe nga kreu i bashkisë së Roskovecit, Ylli Kola.

“Kemi bërë prezent shqetësimin tonë pranë organeve të posaçme për të kthyer linjën në gjendje normale dhe qyteti jonë të marrë furnizim të rregullt me drita. Po puhohet për zgjidhjen e problemit, nuk dihet sa do të zgjasë por situata është tepër e rënduar sepse është vjedhur rreth 1.1 km tel përcjellsi bakri nga persona të papërgjegjshëm” u shpreh Kola.

Ndërkohë, nga kompania ceke e cila duhet të bëjë dhe riparimin e linjës, interesi ka qënë i ulët dhe janë pikërisht qytetarët dhe bizneset e qytezës së Roskovecit ata që duhet të vuajnë pasojat.
Si të mos mjaftonte, në këto temperatura të larta qytetarët duhet të vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm, ardhja e të cilit varet tëresisht nga pompat elektrike.
(e.n/News24/BalkanWeb)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›